Gjuha e zgjedhur nga autori na bën të qeshim me shpotitë e tij, duke hedhur e pritur batuta rreth çështjeve reale.
Në këto tregime ndërthuren personazhe të shumtë, zbërthehet bota shpirtërore e psikologjike e figurave të tyre, gjë që na bën ti lexojmë tregimet me një frymë.
Secili nga tregimet zotërohet prej filozofisë së përvojës së të jetuarit të jetës në rrjedhën e saj të natyrshme me të gjitha dukuritë, punët, përpjekjet, gjendjet emocionale dhe veprimet e përditshme.
Nga Libri: Kurse Ana, e ulur në tavolinë, e kredhur mbi libra, po mendonte: Kaluan vitet, rrodhën si ujë, dhe ne u rritëm. Nuk jemi më ato vajzat e shkollës fillore dhe shtatëvjeçare, ku mësuesja me një zë të lartë bërtiste zgjate dorën!
Nga libri: Megjithatë, nuk ishte kështu, jo siç e kasha menduar dhe pothuajse parashikuar, asgjë nuk doli shumë e mbarë. Ah sa herë mund ta kem kërkuar Piterin ndër këto vite, djalin me buzëqeshjen mahnitëse.
Në këtë libër me tregime duket se autori e ka kthyer shpesh kokën nga fëmijëria, rinia e më tutje, i vetëdijshëm që përvoja njerëzore është një thesar, nga e cila mrekullohesh sa herë e zbulon.
Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën Hosteni, si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve.
Pjesë nga libri: Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës.
Libri ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe. "Embriologji" fitoi Çmimin Kadare për vitin 2016, dhënë nga Fondacioni Mapo
Prozë e zanafillës, tregim epik dhe fillestar. Autori shpalos në një gjuhë dehëse flamujt e trimërisë, bukurinë e heronjve, por edhe pabesitë që sollën disfatën. Çdokush duhet ta pranojë turpin. Kjo është e vërteta e fshehur, ajo që të çon përtej vrulleve të zemrës dhe ligjeve të familjes. Ndoshta ky është thelbi i tragjedisë
Novela Ëndërr , një eksplorim surreal i përmasave më intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të plagosur.
Romani "Yjet nuk vishen kështu" është I pari nga Trilogjia e Dhimbjes. Tema e Yjeve është trafiku i njerëzve, skllavërimi, tortura, rrënimi i shpirtit, shndërrimi në prostituta, vdekja e pareshtur. Yjet nuk vishen kështu nuk bën të lexohet nga ata që kanë zemër të dobët.
Vëllimi i dytë i romanit "Sekreti shtëpisë në ishull. Qyteti i magjepsur i tërheq lexuesit në një botë të pasur imagjinare të telepatisë dhe ndërthurjes së rrathëve të kohës, me personazhe me aftësi të jashtëzakonshme, trajtëndryshuese, me fantazma, qenie të mbinatyrshme e kafshë që flasin.
Ky ditar i drejtohet Lúlus, pjesës më të fisme të njeriut, dhe në të shpaloset një botëkuptim i ndryshëm e i ri, si reagim ndaj kohëve të vështira që po kalojmë. Duke u nisur gjithnjë nga përjetimi i tij i problematikave apo situatave të ndryshme, autori i jep zë ndjenjës, duke zgjedhur më të thjeshtën dhe njëherazi më të vështirën prej udhëve për të...
Romani Tundimi i fundit, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitit 1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Teza...
Për masakrën e Srebrenicës dhe për pasojat e shkaqet e luftës në Bosnjë, ju ftojmë të lexoni romanin "Dimri i njerëzve" të autorit Lionel Duroy. Një shkrim i dhimbsur, sqarues e paqtues.
Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Romani ka disa nivele leximi, të cilat ndërthuren mjeshtërisht dhe na lejojnë perceptimin e një realiteti, të cilin zakonisht do ta konsideronim si të largët. Një nivel i parë leximi ka të bëjë me ndjenjën e të qenit i huaj. Shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një popull emigrantësh dhe si të tillë, ky rrëfim ngre për ta, por jo vetëm, shumë...
Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç’ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet.
Një botim me një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë autorja si përralla moderne.
Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
Të gjithë mjaftohen duke ia fituar zemrën një femre që papritmas shfaqet në jetën e tyre. Po tia rifitosh zemrën gruas sate pas pesëmbëdhjetë vjetësh martese? Asnjë donzhuan imagjinar nuk do ti futej kësaj ndërmarrjeje të rrezikshme.
Seria e librave me dedektivë janë klasike tashmë dhe kanë një ndikim të thellë te një i ri. Filip Marlou, personazhi i librit, është fantazia e Chandler, por ai është real sipas çdo lexuesi. Shkrimtari i madh Haruki Murakami thotë: Unë dua të jem si Marlou”
Arkitekti, një vepër e shkruar me aq art, e ngjizur në një të vërtetë të pamohueshme: simbolika e diktaturës, shkatërrimi i intelektualit, i diktuar të mbijetojë, nën pushtetin e saj vrasës. Vepra është e jashtëzakonshme, marramendëse, e vërtetë. Ajo është e ngjeshur me figuracione dhe është teknikisht e arrirë, leximi i së cilës të jep me dije...
Një vëllim me tregime të Kasem Trebeshinës, shkruar në kohë të ndryshme, ku spikasin ato të shkruara gjatë komunizmit
Në këtë libër gjenden tregimet "Përjetësia brenda vdekjes", "Piramida e çuditshme" dhe "Maçoku"
Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare.
Trebeshina i hap për herë të parë lexuesit një dritare për të hyrë në një botë fantazie që ngjason me atë të rrëfimeve të Mitrush Kutelit. Stili surrealist i asaj çka autori e quan “realizëm poetik” i tij është rezultat i revoltës së vetëdijshme kundër rrymës sunduese të realizimit socialist
Është një libër që rrok gjithë jetën me dukuritë e saj, saqë përftohet bindja se kemi të bëjmë me një rrëfim të dendur, me një rrëfim që manifeston frymën jetësore tragjike, komike, ironike dhe vitale. Kjo është shtresa aksiologjike rrëfimit e cila e koncepton fëmijërinë si stina e kaltër, e vetmja fazë e lumturisë njerëzore, që në vetvete shënon një...
Një novelë policeske me shpirt legjende, “Vrasje në Venecia” është portretizimi thriller i aventurave fatkeqe të refugjatëve shqiptarë nëpër botë, si edhe i shqiptarofobisë