Luljeta Ikonomi

Luljeta Ikonomi përfundon studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000. Në vitin 2001 fillon studimet për mastër në Drejtësi (LL.M) në Universitetin e Kembrixhit (Cambridge University) ku diplomohet me rezultate të larta në fushën e Drejtësisë Ndërkombëtare.


Prej vitit 2002 e në vazhdim punon si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2006, me bursë të Departamentit Amerikan të Shtetit qëndron si Studiuese Vizitore pranë Brooklyn Law School, New York, ku kryen një stazh tremujor në Gjykatën Federale të New York-ut.


Në vitin 2010 i akordohet një bursë kërkimore në Universitetin e Oksfordit. Që prej vitit 2004 është anëtare e programit akademik rajonal, AFP.


Gjithashtu, angazhohet si konsulente ligjore për shumë organizata vendase dhe të huaja në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës së emigraconit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    E drejta e migracionit është një fushë e rëndësishme e së drejtës që ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit. Teksti analizon në mënyrë të thelluar të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e Bashkimit Evropian dhe legjislacionin shqiptar në fushën e migracionit, duke e ilustruar me vendime gjyqsore nga tribunanet ndërkombëtare dhe...

    1 500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër