Mo Yan

Mo Yan është një nga romancierët bashkëkohorë me i njohur në Kinë, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin Nobel. Ka shkruar 11 romane dhe në shqip është përkthyer Bretkosa, një nga kryeveprat e tij

Mo Yan u lind më 17 shkurt të vitit 1955 në Gaomi të Provincës Shandong, Republika Popullore e Kinës. Është autori i 11 romaneve, ku me të njohurit janë: "Klani i Melit të Kuq", "Balada e Hudhrës", "Gjoksplota dhe vithegjera", "Republika e Verës", "Lodhur deri në vdekje", si dhe i më shumë se 100 novelave si: "Karrota e tejdukshme", "Vajza e komandantit" etj.


Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Është një autor i njohur dhe me ndikim në fushën e letrave në botë dhe për herë të parë vjen në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze.


Mo Yan ëshë nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë "Laure Batailin", çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali "Nanino", çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze "Niuman" në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë "Çmimi i Letërsisë Kontradiktore" etj. Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për letërsi me motivacionin: "Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren".

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Romani i nobelistit kinez Mo Yan përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok

    Klani i sorgumit te kuq i publikuar në vitin 1986, është romani i parë i Mo Yan dhe mbetet një nga librat e tij më të njohur.

    2 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra