Poezia e Llesh Murranit vjen si një surprizë e këndshme. Pasi ke lexuar poezinë e parë, për më tepër po të kesh lexuar dy-tre poezi, të lind dëshira t’i lexosh të gjitha, të mos e lëshosh më librin nga dora. Është si ajo puna e verës së mirë kur pasi ke provuar një gotë të lind dëshira ta përpish gjithë kanën.