Jhumpa Lahiri lindi në Londër më 1967-ën nga prindër bengalezë dhe u rrit në SHBA, ku jeton ende. Me veprat e saj ajo ka fituar çmime të panumërta, si Pulizer Prize, Pen/Hemingwey Award, Frank O’Connor International Short Story Award dhe Guggenheim Fellowship. Në vitin 2012 u pranua anëtare e Akademisë Amerikane të Artit dhe të Letërsisë.
Një roman që ka fituar çmimin Pulitzer, i autores me oringjinë bengaleze, Jumpa Lahiri, vjen për herë të parë para lexuesit shqiptar. Historia e dy vëllezërve që ndahen në dy botë të ndryshme, por që bashkohen sërish në momente kritike
Në qendër të romanit është familja indiane Ganguli. Fatin e mëtejshëm të kësaj familje, e cila emigron në SHBA, e vendos burri, profesor në një nga Universitetet më në zë të Bostonit. E ngarkuar emocionalisht dhe thellësisht e mprehtë, proza e Jhumpa Lahirit na ofron pamje të përsosura të jetëve dhe karaktereve të personazheve të saj.