Maurizio Bosio është mjek dhe shkrimtar. Ai jeton dhe punon në Milano, Itali. Në tetor të vitit 1992 vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe më pas realizoi një projekt në ndihmë të fëmijëve më probleme nefrologjike. Ai ka udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, nga viti 1993 deri në vitin 2017, si vullnetar për qëllime profesionale, ashtu edhe për të njohur vendin. Gjatë këtyre vizitave ai ka takuar intelektualë, ish-të burgosur politikë, artistë dhe restaurues të veprave të artit, duke patur rastin të njihte nga afër vendin dhe duke fotografuar njerëz, peizazhe dhe vepra arti.
Maurizio Bosio është mjek dhe shkrimtar i cili gjatë kohës së shërbimit në Shqipëri ka fiksuar 184 foto, të sjella në këtë album që përfaqësojnë sintezën e një vëzhgimi të vëmendshëm që përfshin një periudhë kohore prej rreth njëzet e pesë vjetësh: 1993-2017.