Knut Hamsun

Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.

Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.


Ndonëse shkrimtari më i famshëm norvegjez, simpatia e tij e pafshehur për Gjermaninë naziste e për Hitlerin, bëri që pas lufte ai të dënohej. Pavarësisht moshës së tij të shkuar, Hamsuni u mbyll për disa muaj në një spital psikiatrik, ndërkohë që me vendim gjyqi iu konfiskua e gjithë pasuria, duke bërë që ai të vdiste në varfëri në vitin 1952.


I lënë mënjanë për shumë vjet, figura e tij si një nga shkrimtarët më të mëdhenj norvegjezë, u rehabilitua në vitin 2009, kur qeveria norvegjeze organizoi festime të shumta me rastin e përvjetorit të tij të lindjes, duke ngritur për nder të tij dhe një statujë në qendre të Oslos, si dhe duke emetuar një monedhë me portretin e tij.


KOMENTET


"E gjithë shkolla e prozës moderne të shekullit të XX – të rrjedh prej Hamsunit."


Isaac Bashevis Singer, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë


"Asnjëherë Çmimi Nobel s'i është dhënë dikujt që ta meritojë më shumë sesa Hamsuni."


Thomas Mann, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok

    Në një qytet bregdetar norvegjez, fijet e endura tërë kujdes fillojnë të shfaqen kur vjen një i huaj i quajtur Johan Nagel. Me një vështrim shpesh herë brutal Nageli arrin të zbulojë banorët, duke iu ekspozuar instiktet dhe dëshirat e tyre të shtypura. Arrogant, i pafalshëm, i drejtë por edhe i varfër, Nageli bën për vete të gjithë komunitetin derisa ai...

    1 100 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Një burrë dhe një grua, Isaku dhe Ingeri, takohen në shkorretet e shkreta të Norvegjisë. Burri punon pa u lodhur. Rreth tij, vrasja e fëmijëve, mashtrimi, xhelozia, lakmia, progresi janë tundime ku bien me radhë gruaja dhe fëmijët e tij, të afërmit dhe armiqtë e tij. Isaku, i lidhur me tokën e tij, ka vetëm një qëllim: të hapi toka djerr. Është pikërisht...

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra