Ky libër tregon kalvarin personal, por në një kauzë më të madhe, që shkon në zbardhjen e së vërtetës, të marrëdhënieve që ndërtoi komunizmi me studiuesit nën kupolën e quajtur Akademia e Shkencave, konkretisht në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, ku gjuhëtari Bahri Beci punoi për 40 vite.
Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh është një përpjekje për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit. Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese...
Ky libër përmbush një boshllëk, duke ofruar për herë të parë në gjuhën shqipe një tablo të krizës financiare globale, të krizës në Eurozonë dhe veçanërisht të krizës në Greqi, të sistemit monetar ndërkombëtar si dhe implikimet e zhvillimeve dramatike në ekonominë shqiptare në vitet e fundit.
Libri "Heshtje e dyfishtë" i gazetarit italian Carlo Bollino, tregon të gjitha sekretet dhe prapaskenat e projektit amerikan për të transferuar në Shqipëri arsenalin kimik të diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe të negociatave të vështira me qeverinë shqiptare.
Me rastin e 80-vjetorit të Ismail Kadaresë, Mimoza Cika-Kelmendit ka menduar të sjellë në një kënd ndryshe të gjitha bisedat ndër vite që ka bërë si gazetare me shkrimtarin e madh: Këtë privilegj ajo ia dedikon multimedias gjermane, Deutsche Welle/Bon, e cila ka qenë vijueshmërisht e interesuar për mendimin e I. Kadaresë rreth zhvillimeve në Shqipëri, në...
Nga ekrani në libër, vijnë 33 intervistat më të spikatura të gazetarit Balla me personazhe të njohura të politikës, por edhe me protagonistë të zhvillimeve në Shqipëri. Ato janë dëshmi dhe artefakt në çdo kohë prandaj ky botim vlen si referencë për Shqipërinë e viteve 2000 për lexuesit edhe në të ardhmen
Në studio flasin ndërsa në libër mbetet e shkruar dëshmia e 50 protagonistëve të Opinion-it, të sjella me mjeshtrinë dhe shkathtësinë e gazetarit të njohur Blendi Fevziu. Ata janë personazhe me peshë në jetën e Shqipërisë, por janë edhe personalitete të huaja, të cilët flasin pa dorashka. Këto intervista janë pika referimi edhe për brezat e ardhshëm dhe...
Libri sjell jetët e rrëfyera nga 19 protagonistë, të cilët autori i ka intervistuar në emisionin e tij radiofonik, nga ku ka marrë emrin edhe ky libër. Dhe personazhet janë aq të ndryshëm dhe të ngjashëm me njëri-tjetrin. Një gazetar, një filozof, një histori, një ministre, një piktor, një aktore, një prezantuese, një dijetar, në çift balerinësh, një...
Janë të rrallë intelektualët si Maks Velo që rebelohen me shndërrimet dramatike dhe kaosin në të cilin janë përfshirë qytetet dhe mjediset publike në Shqipëri. Dëshmi e kësaj revolte vjen edhe "Betonizimi i demokracisë", të cilin jepen intervistat dhe studimet e këtij autori në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban. Betonizimi është forma më e...
Libri sjell një përmbledhje prej 31 intervistash dhe debatesh historike, që sollën debatin ndryshe në Shqipëri dhe personazhe ekskluzivë që nisin me Kadarenë në Izrael dhe përfundojnë me Michel Houellebecq në Paris. Ky është botimi i radhës së autorës e cila ia dedikon emisionit "Shqip", ku u angazhuan mendjet me përfaqësuese shqiptare dhe emrat me më...
Personazhet janë po ato në përditshmërinë tonë, por vlera shquhet te këndvështrimi në procesin e komunikimit dhe kuptimit. Kjo duket ashiqare te 146 profilet e Alfred Lelës që janë qëmtuar me lupë prej profesionisti plot shije në punën e tij prej gazetari. "Secilit Shqipërinë e tij" është një lloj fjalori i profilit antropologjik të shqiptarit dhe...
Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
Dyshimi se demokracia nuk po sjell progresin e kërkuar e nxit autorin që të shkojë përtej realitetit të dukshëm politik. Në analizat e tij, Arben Vata pohon se në Shqipëri po riciklohet e njëjta klasë politike dhe po ushqehen të njëjtat vese shoqërore negative. "Më duket se jemi po aq frikacakë dhe po aq të paemancipuar sa kemi qenë dhe, mbi të gjitha,...
Shumë gjëra që nuk i bëjnë betejat politike dhe forca e legjitimitetit qytetar, i bën humori dhe integriteti njerëzor. Ky libër është një dëshmi e gjallë e mënyrës se si reagon një intelektual shqiptar që ka jetuar diktaturën dhe dështimet e demokracisë. Ai është një pasqyrë e gjallë e asaj sesi një intelektual nuk mund të heshtë, nuk mund të rrijë...
Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten.
Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe.
Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet...
Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri: enigma e vëllezërve siamezë. Sprovë për ngjarje sipas ditareve dhe shkrimeve të momenteve të ndryshimit dhe roli I KGB-së.
Montanelli është shkrimtar kontrovers posaçërisht në këtë libër: jo vetëm për nga fryma e një agjit-propi të caktuar ideologjik që fryn kur-e-kur faqeve të tij, por edhe për nga ato lajthime të tij historike që mund të na ngjajnë neve sot qesharake.
Si u njoh Amerika drejt Luftës në Kosovë, prej ndihmës së një çatirregulluesi nga Bruklini. Eshtë një udhëtim i dhunshëm i raportuar për luftën e ashpër, i plotë, i neveritshëm. Ky është ndofta libri më i vlerësuar në Amerikë për jetën e kosovarëve atje, organizimin, krijimin e fondeve dhe sesi ata ndihmuan Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë kaq të...
Libri është një përmbledhje e dy editorialeve botuar në gazetën "Nju Jork Tajms", nga historiani Simon Sebag Montefiore : "Çdo revolucion është kthesë rrënjësore në mënyrën e tij", dhe "Osama bin Laden: njeri i historisë". Në esenë e parë autori u del me shumë guxim përballë ngjarjeve tronditëse që solli bota arabe, respektivisht Egjipti, Libia, Tunizia,...
Ditar i çrregullt i muajve të nxehtë : dimër 2003-dimer 2004
Si u bënë tre drogamanë nga Majami Biçi trafikantët më të pazakontë në histori. Rrëfimi në detaje për aferën 300 milionë dollarë që shpërtheu në Gërdec. Lojet mafioze mes Tiranës dhe Uashingtonit
Në këtë libër tërheqës dhe të dokumentuar deri në detaje, Roberto Saviano ka sjellë si logjikën sypatrembur ekonomiko-financiare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolit dhe Caserta-s, që nga Secondigliano e deri në Casal di Principe, ashtu dhe fantazinë e ndezur, që logjikës së biznesit i bashkëngjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatë Mesjetës në...
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Libër me esse ,vizione dhe poemika, ku edhe pse shumica e këtyre pjesëve janë botuar në shtypin e ditës për shkak të aktualitetit që mbartin, ato duket sikur ishin konceptuar në tërësinë e tyre për një libër.