Klara BUDA, është gazetare, shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. E vendosur në Paris që prej vitit 1990, ajo ka punuar respektivisht për UNESCO-n, BBC-në dhe Radio Francën Internacionale, ku drejtoi redaksinë shqipe deri në mbylljen e sa
Klara BUDA, është gazetare, shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. E vendosur në Paris që prej vitit 1990, ajo ka punuar respektivisht për UNESCO-n, BBC-në dhe Radio Francën Internacionale, ku drejtoi redaksinë shqipe deri në mbylljen e saj.
Pas studimeve të Letërsisë moderne dhe të krahasuar në Sorbonne, ajo ndryshoi drejtimin e saj fillestar të Mjekësisë Veterinare dhe u diplomua në Histori Arti dhe Metoda të Studimit të Historisë, në Ecole Pratique des Hautes Études,E.P.H.E. në Paris.
Ndër botimet e saj veçojmë romanin Kloroform mbi fatin e individit në totalitarizëm, vëllimin Kosova Mon Amour, nderuar me çmimin e publicistikës, kritikës dhe të esesë në “Prishtina Book Fair 2017”, përkthimin në frëngjisht të rrëfenjës Fshati im e pi rakinë, të Mitrush Kutelit, si dhe studimin akademik Rrëfenja Kuteliane. Romani Pëshpërimë Gruaje, botuar nga MAPO Editions, është një fiksion që i vendos ngjarrjet në vitet 80- të në regjimin totalitar shqiptar.
I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, “Kloroform” është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit. Përvoja jetësore, shkollimi në perëndim, mjeshtria artistike i kanë dhënë këtij romani sukses në komunikimin me lexuesit e shumtë
“Kosova mon amour’ nuk është shkruar si një libër më vete, në përmbajtje të tij janë përzgjedhur artikuj dhe ese që shprehin shqetsimin qytetar tw autores. Ky libër tregon se si Buda e njohu çdo pjesë të Kosovës gjatë bombardimeve në mars të 1999, teksa raportonte prej Parisit, si gazetare e Radio Francë Internacionale.