J. M. G. Le Clézio

Jean-Marie Gustave Le Clézio, i njohur si J. M. G. Le Clézio është shkrimtar dhe profesor me origjinë franko-mauritan, i lindur më 13 prill 1940. Ai ka marrë Çmimin Nobel në Letërsi 2008 me motivacionin “autor i eksperimentimeve të reja, aventurave poetike të një ekstaze sensuale; një eksplorues i njerëzimit brenda dhe jashtë civilizimit mbizotërues.” 

Shkrimtari 68-vjeçar u lind në Francë, jetoi në Nigeri për një kohë të shkurtër, kur ishte fëmijë dhe ka dhënë mësim në universitete në Tailandë, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Ai është një udhëtar i përhershëm dhe i palodhshëm. Me romanin e tij të parë, “Procesverbali”, të cilin e shkroi kur ishte tepër i ri, ai fitoi menjëherë çmimin “Ranaudot”. Përfaqësuesit ideal të një vizioni harmonik të botës janë për Le Clézio-n indianët e Amerikës, për të cilët ai ka shkruar “Ëndrra amerikane” (1988). Një tjetër vepër e rëndësishme e shkrimtarit francez është edhe “Ekstazë dhe materie” (1967), përmbledhja e tregimeve “Mondo et autres histoires”, tregimi biografik “Diego e Frida” (1993, kushtuar Frida Kahlos dhe Diego Rivera-s), romanet e shumtë mes të cilëve “Shkretëtirë: (1980), “Onitsha” (1991), “Ylli gabon” (1992), “Dy jetët e Lailas” (1999), romani autobiografik “Révolutions” (2003) dhe “Afrikani” (2004).

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra