Jean Giono (1895-1970) një prej shkrimtarëve më të mëdhenj francezë. Autor i mjaft eseve, poezive, dramave, skenare filmash, si dhe mbi 30 romanesh të përkthyera në shumë gjuhë. Giono ishte një pacifist, për çka u burgos dy herë: pas pushtimit gjerman në 1940, por po ashtu dhe pas çlirimit të Francës, kur për shkak të pacifizmit të tij e akuzuan për kolaboracionizëm. Vetëm mbrojtja e zjarrtë e një personaliteti si Andre Zhidi, bëri që figura e tij të rihabilitohej plotësisht në Francën e pasluftës. J.Giono ishte anëtar i Légion 'Honneur dhe i Akademisë Goncourt.
Ky libër është një nga kryeveprat e Jean Giono, i cili sot konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë europiane. Veprën e natyrës epike shpesh e kanë krahasuar me romane të tillë të mëdhenj aventurash, si ato të Stendalit, të Dymasë, apo të Melvilit