Maks Velo

Maks Velo është piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar i njohur. Ai ka vuajtur denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera

Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet '78-'79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.


Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, "Jeta ime në figura", “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele”, etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 8 nga 8 libra
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok

    Janë të rrallë intelektualët si Maks Velo që rebelohen me shndërrimet dramatike dhe kaosin në të cilin janë përfshirë qytetet dhe mjediset publike në Shqipëri. Dëshmi e kësaj revolte vjen edhe "Betonizimi i demokracisë", të cilin jepen intervistat dhe studimet e këtij autori në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban. Betonizimi është forma më e...

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    750 Lekë Në stok

    Duhet të lexosh Velon , për tu ndalur në çdo faqe dhe në çdo frazë, për ta cituar, cituar, të gjithë ta citosh. Aq sa rrjedha është e bukur në përulësinë e saj, aq është e pasur me një art mizor dhe therës.

    750 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Dosja sekrete e përndjekjes, hetimit, dënimit të Maks Velos vjen në një libër të quajtur “Maks Velo, Jetë paralele” përgatitur nga Alda Bardhyli. Në kuadër të debateve mbi të shkuarën, është hera e parë që publikohet dosja e përndjekjes që një artisti gjatë regjimit komunist. Janë 106 dokumente, një pjesë e të cilave shoqërohet me rrëfime të vetë Velos...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    300 Lekë Nuk është në stok

    Pjesë nga libri: Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës.

    300 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Romani i zhvillon ngjarjet në një periudhë 10-vjeçare të Shqipërisë përgjatë viteve 1992-2002, një nga dhjetëvjeçarët më të rëndësishëm dhe më dramatikë në historinë e saj. Pjesa e parë përfshin periudhën 1992-1997, deri në rrëzimin e skemave piramidale, dhe pjesa e dytë 1997-2002. Një reflektim i fortë i asaj që ndodh në këtë vend, antikonformist, dhe...

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I ri

    Me një burim të pasur dokumentar, Maks Velo arrin të kthejë në fiction, personazhe nga jeta reale, duke përdorur shpesh nota humori për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial. Ky libër bashkë me të tjerë të shkruar nga Velo bëjnë pjesë në atë që quhet sot letërsia e burgut apo letërsia e kujtesës.

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Proza e Velos mund të kundrohet si një sagë fatesh të shqiptarëve nën diktaturë dhe nën motë të tjera. Tregimet e Velos japin në mënyrë të shkëlqyer kampin e burgut. Skicat bardh e zi me temë burgun janë madhështore dhe të fuqishme. Mua më duket se ato kanë kapur thelbin e barbarisë së jetës në burg

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 8 nga 8 libra