Martin Camaj

Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shqipe, studiues dhe gjuhëtar i njohur që gjithë jetën e kaloi në emigrim. Ai ka drejtuar katedrën e Albanologjisë në Mynih

Martin Camaj lindi më 21.7.1925 në Temal të Mbishkodrës. Në Shkodër ka kenë nxënës i shkollës së jezuitëve italianë, Collegium Xaverianum. Pas shkollimit punoi mësues në fshatrat malësorë. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë dhe pas një kohe ishte i detyruar të jetonte në ilegalitet derisa ia arriti me arratisej në Jugosllavinë fqinje.


Prej 1949 deri më 1955 studioi për sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd. Filloi të punonte disertacionin mbi Buzukun. Me ndihmën e ish mësuesve italianë u shpërngul në vitin 1956 në Romë ku e mbaroi, në vitin 1960, disertacionin. Prej vitit 1961 punoi pedagog albanologjie në universitetin e Mynihut; prej vitit 1971 deri në vitin 1990 si titullar i profesurës së albanologjisë të cilën ai e kishte themeluar.


Martin Camaj ka shkruar poezi, prozë dhe punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinë shqiptare.


Dy vëllimet e para poetike e kanë parë dritën e botimit qysh në Beograd. Vepra letrare e Martin Camajt përfshin gjithsej nëntë vëllime poetike, tre romane dhe një vëllim me novela. Poezia e Martin Camajt u përkthye në gjuhët italiane, angleze dhe gjermane.


Martin Camaj ndërroi jetë në Mynih më 12.3.1992.


Vepra letrare e Martin Camajt


1953 Në Prishtinë boton vëllimin e parë me poezi me titull “Nji fyell ndër male”


1954 Del vëllimi i dytë me poezi, “Kanga e vërrinit”. Më vonë, autori distancohet prej dy vëllimeve fillestare dhe konvencionale


1958 Në Romë botohet “Djella”, roman me intonim poetik dhe i përshkuar me vjersha


1964 Në Romë del vëllimi poetik “Legjenda”


1967 Në Munih dalin, si botim i autorit: “Lirika mes dy moteve”, kryesisht vjersha të përpunuara nga faza e mëparshme


1978 “Rrathë”, roman


1978 “Njeriu më vete e me tjerë”, poezi


1981 Gjatë këtij viti dalin botime të autorit në Munih:


“Shkundullima”, novela dhe një dramë


Poezi 1953-67, vjersha të zgjedhura


Dranja. Madrigale. Prozë poetike


1985 Me titull Poesie në Palermo botohet përkthimi italisht i librit “Njeriu më vete e me tjerë” prej Francesco Solanos.


1987 Në Munih, Camaj boton librin “Karpa”, në të cilin eksperimenton me elemente të romanit fantastik


1990 Në edicionin shqip-anglisht botohet “Selected Poetry” (përkthyesi: Leonard Fox) për herë të parë dy ciklet poetike Nema dhe Buelli


1991 New York-Munih: Palimpsest, poezitë e fundit të botuara prej Martin Camajt, prapë si botim dygjuhësh shqip-anglisht me përkthimin e Leonard Fox


1991 Në Munih del vëllimthi Gedichte, botimi i parë në gjermanisht, përkthye prej Hans-Joachim Lanksch


1993 Në Cosenza (Kozencë) të Italisë botohet drama Kandili Argjandit, në të cilën Martin Camaj punonte akoma në shtratin e vdekjes


1994 Në Prishtinë del “Djella”, version i përpunuar prej Camajt i romanit të vitit 1958


1996 Në Tiranë botohen pesë vëllime me një pjesë të veprave të Martin Camajt. Edicioni parashikonte botimin e nëntë vëllimeve. Botimin e mbështeti Ministria e Kulturës. Kështu merr fund anatemizimi i disa dekadave i Martin Camajt.


1998 Në Munih del përkthimi gjermanisht i Palimpsestit, përkthyer prej albanologut prof. Wilfried Fiedler


1998 Në Tiranë, Martin Camajt i jepet post mortem nderimi më i lartë letrar i Republikës së Shqipërisë, Penda e Artë. Çmimi Penda e Artë jepet prej Ministrisë së Kulturës dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.


1999 Del përkthimi gjermanisht i vëllimit Njeriu më vete e me tjerë, përkthyer prej Hans-Joachim Lanksch


2000 Në Pejë, redaktuar prej Rexhep Ismajlit, del vëllimi Lirika, botimi gjer më tani më i plotë i poezive të Martin Camajt, përfshirë edhe poezi prej trashëgimisë letrare të Martin Camajt.


2002 Në Tiranë, Çmimi letrar Penda e Artë i akordohet Martin Camajt

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 14 nga 14 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Romani “Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit të një sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që sundojshin atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe era, bora do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Ky botim përmban dy drama të Martin Camaj: “Loja e mbasdrekës” dhe “Kandili i argjandit”

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile". Titulli i veprës duhet të lexohet, pra, si gruaja - breshkë" ose "breshka - trëndafile", përpunohet mbi motivin. Natyra e veprës...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Personazhi i tipit kulturor “karpatik” sendërtohet mbi dy shtylla; njëra historiko-gjuhësore dhe tjetra antropologjike që i jep shtysë të brendshme instiktive për të ruajtur llojin, zakonet, traditat dhe për tu përshtatur me botën përreth. Këtë bosh rrok romani, një prej veprave më të arrira artistikisht nga Martin Camaj

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Në këtë vëllim Martin Camaj shfaq mjeshtrinë e tij si poet. Botimi përmbledh këto libra: “Lirika mes dy moteve”, “Legjenda”, vargje nga “Djella” dhe “Vargje të shpërndame”

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok
    I ri

    Ky është vëllimi më i plotë rreth krijimtarisë poetike të poetit më modernist të letrave shqipe, i përgatitur me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tij. Botimi shoqërohet me një hyrje të shkruar nga vetë autori, “Rrëmime mbi poezinë” të cilën e gjeni më poshtë

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    3 000 Lekë Në stok

    Ky botim special perfshin romanet me te arrira te Martin Camajt: Rrathe, Karpa, Djella. Ky botim eshte i shoqeruar edhe me paratekste-parathenie, per te lehtesuar procesin e komunikimit te lexuesit me vepren

    3 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    3 000 Lekë Në stok
    I ri

    Vepra me e mire ne prozen e shkurter vjen ne nje botim luksoz, te punuar me kujdes nga shtepia botuese Onufri

    3 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky vëllim përmban pjesë nga ciklik “Kangë të vjetra” dhe “Pleqnime më vete”

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Martin Camaj i dha një ngjyresë moderne novelës shqipe, ku ai ka një konceptim teorik dhe një specifik në rrëfim: Novela e Camajt na vjen si zhanër tragjik, si kujtesë dhe si një teknikë e rrallë narrative, e ngjashme me modelet e rrëfimit të Nervalis, Henry James, Prusti, Joyce, apo edhe autorë të tjerë bashkëkohorë

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky vëllim poetik është një eksperiment i rrallë poetik i realizuar nga një poet dhe një gjuhëtar, një studiues dhe estet i spikatur, ku fjala dhe teksti kanë shtresëzime të shumta historike teksa komunikojnë në të tashmen e tyre. Kjo ia shton vlerat poetike fjalës si mjet poetik

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Camaj vjen vetëm, me gjuhën e vet, me gegnishten e larguar nga vetë gegnishtja e ndaluar, me poetikën e vet të larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinë e tij moderne e vetjake, krejt të huaj për poezinë vokalike, për tërmetin verbal me shumë epiqendra, për poetikën kolektive të realizmit socialist. Në këtë kënd ajo ka karakteristikat...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar. Vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar këtu sidomos organizmit gjuhësor, duke pasur si qëllim të vet që me këtë...

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Sado të ndodhura në hapësirat ku gjallojnë legjendat, e shpesh përmes thuajse të njëjta teknikash, gjësendet dhe jetët që na rrëfen Camaj janë të veshura me një përditshmëri të fortë e të dendur, të rrëfyeshme përmes gjesteve, ndjesive, peizazheve, ujit e dheut, lëndës së rëndë dhe djersës, përshkrimeve të ritmuara me dialogë dramatikë. Në këto pak proza...

    500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 14 nga 14 libra