Margaret Atwood është autorja e më shumë se pesëdhjetë veprave në prozë, poezi, ese kritike, si dhe romanesh grafike. Përveç “Rrëfenjës së shërbëtores”, tashmë një serial televiziv që ka fituar disa çmime, ndër romanet e saj renditen Cat’s Eye, kandidat për Çmimin Booker; Alias Grace, i cili ka fituar Çmimin Giller në Kanada dhe çmimin Mondello në Itali; “Vrasësi i verbër” fitues i Çmimit Booker në vitin 2000, botuar nga Botime Pegi në 2017; si dhe trilogjia MaddAdam, pjesë e së cilës është dhe “Oriksi dhe Krejku”, botuar nga Pegi, në tetor 2021. Përpos Çmimit Booker, ajo ka fituar edhe çmime të tjera, si: Çmimin Arthur C. Clarke, Çmimin e Paqes të Industrisë Gjermane të Librit, Çmimin Letrar Ndërkombëtar “Franz Kafka”, Çmimin e Karrierës, nga PEN Center USA, dhe Çmimin e Inovatorit nga Los Angeles Times. Në vitin 2019, ajo u bë anëtare e Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit për kontributin në letërsi. Jeton në Toronto. Botime Pegi ka botuar deri tani: “Rrëfenja e shërbëtores”, “Testamentet”, “Vrasësi i verbër”, “Oriksi dhe Krejku” dhe “Kënga e Penelopës”.
Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i kanibalizmit emocional.
Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.
They explore the full warp and weft of experience, from two best friends disagreeing about their shared past, to the right way to stop someone from choking; from a daughter determining if her mother really is a witch, to what to do with inherited relics such as World War II parade swords.
Një virus që trondit botën, një pandemi dhe një shkatërrim i plotë i gjithë njerëzimit ashtu siç e njohim sot, një paralajmërim që na vjen nga e shkuara, një distopi më e fuqishme se “Rrëfenja e shërbëtores”, që sot tingëllon tmerrësisht reale dhe aktuale.
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Kjo nuk është vetëm saga e një familjeje të pasur, por edhe saga e fajeve dhe përgjegjësive që mblidhen mbi njëra-tjetrën, si të ishin kukulla të vogla të verbra, që na lënë gjithmonë me pyetjen: “Po individi, ç'rol luan këtu?” Ky roman është vlerësuar mes 100 romaneve më të mira të Shekullit të XX në Britaninë e Madhe