Gjysmëvëllai është një kryevepër brilante. Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionuese dhe me një forcë ngazëllimtare.
Ndonjëherë te djemtë e vegjël rreh një zemër e madhe! Herman Fulkti është një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar. Tipar dallues i këtij libri është karakterizimi i protagonistit. Christensen-i ka sjellë një karakter zbavitës, të këndshëm,...