Jack Weatherford është autori bestseller i New York Times për librat Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne; Dhuruesit indianë: si indianët e Amerikës transformuan botën; Historia e fshehtë e mbretëreshave mongole; dhe Historia e parasë, midis librave të tjerë të njohur. Specialist për fiset, ai ka qenë për shumë vite profesor i antropologjisë në Macalester College në shtetin e Minnesota-s, dhe tani e ndan kohën e tij midis Shteteve të Bashkuara dhe Mongolisë.
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne