Imanuel Kant është filozof, akademik dhe antropolog i shquar gjerman i shekullit të XX. Lindi më 22 prill 1724 në Konigsberg të Gjermanisë dhe u nda nga jeta më 12 shkurt 1804. Vepra e Kantit përfshin shumë fusha ti metafizika, etika, estetika dhe prej më shumë se dy shekujsh mbetet ndër filozofët më me ndikim në mendimin perëndimor. Ai vijoi traditën dhe u ndikua nga Aristoteli, Platoni, Dekarti, David Hume dhe shumë filozofë të tjerë. Mes veprave më të njohura janë Kritika e arsyes së pastër, Kritika e arsyes së kulluar, Kritika e fuqisë së gjykimit, Mbi metafizikën e moralit dhe etikës, Parimet themelore të metafizikës dhe moralit, etj.
Imperativi kategorik dhe rinjohja e dinjitetit të personit, cilidoqoftë njeriu dhe fusha e tij e aktivitetit, mund të konsiderohen si dy faqe të së njëjtës medalje. Imperativi kategorik na kujton se dinjiteti i personit human është nocioni që duhet të udhëheqë përgjithësisht veprimin njerëzor. Është nocioni i “dinjitetit themelor për të gjitha dhuntitë...
Ky shkrim përfaqëson një pikë të pakthyeshme për të kuptuar thellësisht mendimin dhe veprën e Kantit.
Ndonëse me një karakter dhe stil krejt ndryshe nga veprat e mëvonshme të këtij autori, Kanti paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof. Vëzhgimet për ndenjën e së bukurës dhe të madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterit dhe mendimit ende të paartikuluar kritik të Kantit, ndërsa reflektojnë qartë orientimin etik dhe...
Në vitin 1785 Imanuel Kanti boton veprën me titull “Themelimi i Zakoneve Shoqërore”. Kjo përbën orvatjen e parë të vërtetë të Kantit në përballjen me problematikën morale dhe një pararendje të mjaftueshme për veprën më të plotë të botuar, tri vite më vonë, me titull “Kritika e Arsyes Praktike”.