Këto janë aventurat e jashtëzakonshme...
Ky publikim kontribuon në mbështetjen metodologjike të të gjithë të interesuarve, student apo specialist, në thellimin e studimeve në fushën e politikës financiare të ndërmarrjes, të cilat mbeten një terren jo shumë i hulumtuar në kontekstin shqiptar.
Një libër që shpjegon tetëdhjetenjë koncepte ekonomike kryesore që do të ndryshojnë këndvështrimi tuaj ndaj botës.
Ky është një libër i shkëlqyer për të të ndihmuar në procesin e vendimmarrjes: Çdo vendim që marrim në jetën tonë të përditshme pasohet me ndikime që përmirësojnë ose përkeqësojnë gjendjen tonë. Prandaj, autori, fitues i çmimit Nobel, propozon një skemë për mënyrën sesi duhet të mendojmë: Sistemi i të menduarit ngadalë dhe sistemi i të menduarit shpejt....
Përbërja e këtij libri ka qenë për autorin një betejë e gjatë e arratisjes nga metodat zakonore të mendimit dhe të shprehjes. Idetë që janë shprehur këtu, në mënyrë të palodhur, janë tejet të qarta e të thjeshta. Vështirësia qëndron jo në idetë e reja, por në largimin nga të vjetrat, të cilat ngrenë në çdo qoshe të mendjes sonë.
Kalimi nga sistemi komunist në atë demokratik, jashtë çdo diskutimi, ishte një përmbysje e ziadhe shumëplanëshe. I tillë ishte dhe transformimi ekonomisë nga ekonomi socialiste e planifikuar dhe e qendërzuar, në ekonominë e tregut të lirë. Përmbysja as nuk mund të kryhej e as nuk u krye dot brenda një dite, por kërkonte vite të tëra.
Nga spekulimi me titujt toksikë te kriza e kredive për pasuri të patundshme, nga plaçkitjet e magjistarëve të financës te rënia e bankave të investimeve, nga siguritë ideologjike të politikës liberiste tek operacioni gjigant i shpëtimit të sistemit. Hulumtimi i një gazetari ekonomie pasqyron të gjitha këto çështje, por jo vetëm.
Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...
Ky libër vjen si frymë për ide liberale në ekonominë shqiptare, por njëherësh edhe si një ftesë për të gjithë politikëbërësit dhe vendimmarrësit, që të hartojnë programe zhvillimi, të menaxhojnë dhe drejtojnë institucione mbi ide të qarta. Prof. Adrian Civici dhe Selami Xhepa kanë listuar 24 mendimtarët liberalë, idetë e të cilave vijnë të përmbledhura në...
Ky libër ju vjen në ndihmë me 50 ide të mdryshme mbi menaxhimin.
Të lexosh dhe rilexosh Hayek- un është një recetë e shkëlqyer për të jetuar një botë më të mirë Pascal Salin
"Bazat e menaxhimit" është një libër që inkurajon dhe nxit të lexuarit tek studentët dhe të interesuarit nëpërmjet mënyrës se si janë dhënë konceptet kyçe, nëpërmjet plotësimit të paratesteve dhe pastesteve, në fund të studimit të librit.
Një libër, ka si qëllim t'i prezantojë studentët me shkencën ekonomike, në mënyrë sa më të përmbledhur.
Ky libër është hartuar për t'u përdorur në nivelet universitare, si dhe në programet pasuniversitare në degën e administrimit publik. Lexuesit duhet të kenë njohuri të teorisë mikroekonomike në nivelin e një kursi fillestar.
Globalizimi është prezent e po ndikon sot gjithçka të jetës sonë të përditshme në të gjitha aspektet e nivelet... është në plot kuptimin e fjalës përballë çdo porte në gjithë botën
Manuali është një trajtim i veçantë në llojin e vet dhe si i tillë mbart vlera shkencore me profil të lartë. Qëllimi i manualit është vendosja e punës së institucioneve publike mbi baza sa më ligjore dhe efiçente.
Libri përmban diskutime, analiza, studime, propozime të ndryshme të viteve 1998 2015.
Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
Për ekonomistët profesionistë është tunduese të shkruajnë një tekst mësimor për të interpretuar pikëpamjen e një ekonomisti dhe për të theksuar ato subjekte të cilat i magjepsin ata dhe ekonomistët e tjerë. U përpoqëm ta vinim veten në pozitën e dikujt që e shikon shkencën ekonomike për herë të parë.
Financa është një disiplinë e gjerë. Megjithëse ajo ka përdorur teorinë ekonomike, parimet e kontabilitetit dhe pasqyrat financiare, financa ka zhvilluar gjithashtu trupin e saj material. Ky i fundit bëhet objekt i tekstit "Bazat e financës: hyrje në institucionet financiare, investime dhe drejtim" të autorit Herbert B. Mayo.
Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.
Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes. Hyrja në biznes mbulon një hapësirë të madhe, duke prekur të gjitha fushat...
Ky është një tekst universitar në fushën e marketingut, i vlefshëm për studentët që studiojnë në degët e fakultetit ekonomik
Teksti Statistika për biznes dhe ekonomik ka për qëllim t'u japë studentëve, në radhë të parë atyre të fushave administrim - biznesit dhe të ekonomisë, një hyrje konceptuale në fushën e statistikës dhe të zbatimeve të shumta të saj. Teksti është i orientuar drejt zbatimeve dhe është shkruar duke patur në mend nevojat e një jornatematikani; kërkesa...
Pas Marksit, autori i këtij libri, Piketty është një nga mendimtarët më me ndikim të kohës tonë përsa i përket kapitalit dhe mënyrës sesi ndahen të ardhurat në shoqërinë tonë. I konsideruar bestseller absolut në dy vitet e fundit, ky libër tashmë vjen edhe në shqip nga Botimet Papirus. Për këtë libër flasin të gjithë në ditët tona, por nuk është vetëm kjo...
Ky libër është përballja e pakrahasueshme me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë.Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent,...
Një libër pa precedentë për kohë pa precedentë. Duhet të kthehet në lexim të detyrueshëm për çdo menaxher në botën e sotme kaotike. Marshall Goldsmith, autor i Çka ju solli deri këtu, sju çon dot më larg dhe i A jeni gati për trashëgiminë?
Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si ti qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për ti ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të...
Ky libër është shumë i çmueshëm për studentët për arsye se: - Paraqitja e teorisë së kontabilitetit financiar bëhet në mënyrë të hapur, logjike dhe të kuptueshme duke i lejuar ata ta zotërojnë lëndën. - Përdoren shembuj për të ilustruar të gjitha proçedurat dhe konceptet e rëndësishme. - Problemet e zgjidhura, me zgjidhjen hap pas hapi i bën të mundur të...
Botimi i tretë i këtij libri është përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian (të riparë në Lisbonë).
Pas më shumë se një gjysëm shekulli ekzistence, Evropa shfaq rezultate ekonomike pozitive që e rendisin atë në vendin e parë në botë për prodhimet industriale dhe bujqësore, shërbimet, konsumin, tregtinë ndërkombëtare, investimet e huaja të drejtpërdrejta...