Muriel Barbery është romanciere dhe mësuese filozofie franceze. Lindi më 28 maj 1969 në Kazablanka të Marokut, por bashkë me prindërit u shpërngulën në Francë kur ajo ishte vetëm dymuajshe. Ajo u diplomua për filozofi në vitin 1993. Më pas ajo dha filozofi në Universitetin e Burgonjës dhe në Saint-Lô IUFM. Barbery ka shkruar romanin “Eleganca e iriqit” (botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”) kryesoi listat e librave më të shitur francezë për 30 javë radhazi dhe u ribotua 50 herë.
Muriel Barbery është romanciere dhe mësuese filozofie franceze. Lindi më 28 maj 1969 në Kazablanka të Marokut, por bashkë me prindërit u shpërngulën në Francë kur ajo ishte vetëm dymuajshe. Studioi në Liceun Lakanal, ndoqi studimet në Ecole Normale Supérieure të Fontenay-Saint-Cloud-it në vitin 1990 dhe u diplomua për filozofi në vitin 1993. Më pas ajo dha filozofi në Universitetin e Burgonjës dhe në Saint-Lô IUFM (kolegji për trajnimin e mësuesve). Pasi e la punën, jetoi për dy vjet në Japoni (2008-2009). Aktualisht jeton në Evropë.
Romani i saj “Eleganca e iriqit” (botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”) kryesoi listat e librave më të shitur francezë për 30 javë radhazi dhe u ribotua 50 herë. Ky libër i saj ka qenë bestseller në Francë, në Itali, në Gjermani, në Spanjë, në Korenë e Jugut dhe në shumë vende të tjera.
“Ura në mjegull”, ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Libër i çuditshëm: një luftë, një piano dhe shumë kafshë magjike në botën e elfëve, që zbulojnë dy vogëlushet protagoniste. Një tjetër histori e mrekullueshme, elegante dhe që të jep kënaqësi për dashurinë, për fuqinë e rrëfimit dhe për lidhjet mes...