Në këtë vëllim përmblidhet vepra poetike e Kadaresë, krijuar midis viteve 1957 dhe 2005. Vjershat dhe poemat janë nxjerrë nga librat “Ëndërrimet”, “Shekulli im”, “Përse mendohen këto male”, “Motive me diell”, “Koha” dhe “Ftesë në studio”. Një pjesë, që s’kanë qenë përfshirë në këto libra, janë nxjerrë nga shtypi periodik si dhe nga vëllimi i shtatë i...
Camaj vjen vetëm, me gjuhën e vet, me gegnishten e larguar nga vetë gegnishtja e ndaluar, me poetikën e vet të larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinë e tij moderne e vetjake, krejt të huaj për poezinë vokalike, për tërmetin verbal me shumë epiqendra, për poetikën kolektive të realizmit socialist. Në këtë kënd ajo ka karakteristikat...
Ky botim permbledh te gjithe krijimtarine poetike te Lasgush Poradecit, te botuar me pare ne vellimet "Vallja e yjeve" dhe "Ylli i zemres"
“Rrathë të brendashkruar, ashtu si të gjitha botimet e mëparshme të Rudolf Markut, sjell jehona verbale, sonike dhe ideore prej traditës më të mirë të poezisë refleksive, pa cak gjuhe a kulture. Libri që marrim në dorë ka peshën e një modeli të atletizmit gjuhësor dhe estetik, është një tour de force aludimesh dhe aluzionesh, i ndërton kuptimet e veta me...
Për herë të parë vjen një përmbledhje e plotë në shqip e mençurisë poetike të Rumit. Këtë botim e përzgjodhi dhe e shqipëroi Edin Lohja
“Enciklopedia e mërgimit” lind aty ku temat universale të mërgimit takojnë universin e dy poetëve shqiptarë në mërgim.
Vendosur në një Paris modern e urban, copëzat e prozës në këtë volum përmbajnë një eksplorim të mëtejshëm të terrenit që Baudelaire ka mbuluar në kryeveprën e tij në vargje, Lulet e së keqes: qyteti dhe mjerimi dhe pabarazia e tij, presioni i kohës dhe vdekshmërisë, dhe çlirimi që të japin kënaqësitë sensuale të intoksifikimit, artit dhe gratë.
Adriatike Lami vjen me një vëllim të ri me poezi “Tango në prill”, duke kulmuar arritjet e saja poetike, duke shënuar përsosje të teknikave poetike, dhe duke rrokur një botë plot pasione, energji, harmoni dhe muzikalitet.
Vjen ne shqip nje nga poetet me te shquara te Rusise dhe Europes se shekullit te XX, perkthyer mjeshtrisht nga Aurel Plasari, dhe me parathenie nga Ismail Kadare
Pas prozës, Ylli Demneri vjen me një vëllim në poezi: Janë dashur plot 25 vjet lexime të haikut të klasikëve dhe modernëve japonezë, mprehje të mendjes dhe kërkime të mendimit, derisa një ditë, befas, shfaqet kjo lloj poezie tek Ylli Demneri. Ai është në kërkim të dashamirësve të kësaj forme poetike edhe në Shqipëri, të cilëve iu ofron këtë vëllim me 111...
Bëni kujdes. Merrini tregimet me dozë të vogël: një ose dy, herazi. Një “mbidozë” pakëson dobinë. Kaq mund t’iu themi para se ta lexoni këtë libër
Pas shumë kohës, rikthehet Natasha Lako në botën letrare. Me këtë libër, autorja nuk rend të ndriçojë ndokënd a t’i mësojë ndokujt ecjen majëgishtave, rregullin, si të mos bëjë zhurmë dhe si të lërë gjurmë në një jetë që ndryshon dhe përsëritet përherë nga fillimi, si të qenkësh krejt e re. Dhe kjo për shkak të poetit që vendos rendin që emërtohet sipas...
Rita Petro i rikthehet poezisë pas dy vitesh, teksa tronditi botën poetike dhe moralin publik me librin “Vrima”. Kësaj radhe sjell poezi të shkruara ndër vite, të përmbledhura në një libër të vetëm, me ca ngjyra të tokës, dhe me nuancën e dritës, diçka e kadifenjtë e butë, që mban aromën e librit në letrën ku janë shkruar fjalët…..
Janë të rrallë ata që sjellin në varg aq ndjeshëm, aq thellë dhe aq bukur ndjesitë që të shkakton melankolia për kohën, të kaluarën, personazhet reale dhe për tema të tjera universale si dashuria, jeta dhe vdekja, sa Preç Zogaj. Edhe në vëllimin e tij të fundit poetik, Zogaj shfaq një tjetër përmasë shpirtërore dhe poetike të tij.....
Vëllimi me poezi “Vrima” thyen shumë tabu të shpalosjes së ndjesive, pasioneve, dëshirave seksuale dhe forcës femrore për të rebeluar përmes vargut
Në shekullin e njëzetë, një nga kolosët e kulturës shqiptare, Fan Noli, përktheu nga persishtja një prej kryeveprave të orientit, "Rubairat" e Omar Khajamit. Shqipërimi i "Rubairave" ishte padyshim një ngjarje e shënuar në jetën tonë kulturore-letrare shqiptare.
Një përmbledhje poezish, në vazhdën e përmbledhjes me poezi të poetit të madh francez, Prévert "Kjo dashuri". Poezi për t'u lexuar, për t'u recituar, për t'u kopjuar, për t'u dhënë si dhuratë: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, mund të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe më komplekse.
Në 80-vjetorin e vdekjes së Át Gjergj Fishtës Botimet Françeskane kanë ndërmarrë nxjerrjen e nji botimi të posaçëm të veprës së tij në gjashtë vëllime. Çdo vëllim paraprihet prej nji studimi të veçantë nga personalitete të njohura në fushën e shkencave albanologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë vëllim ka parathënien studiuesja Evalda Paci dhe janë...
Ky botim i dytë, veç disa fotove të Kutelit përmban edhe vështrimet Kosova e Kutelit, shkruar nga Sabri Hamiti dhe Tri pamjet (fytyrat) e Kutelit në një libër – Sulm e Lotë, shkruar nga Pandeli Pasko Kuteli
Kto poema janë krejtësisht të pabotueme, ndonse mosha e tyne asht relativisht e madhe. U krijuen e kurr sdolën prej mitrës që i ushqeu, sepse jeta zhvillohej vetëm ditën e kto ishin lule nate.
A ekziston ndarja? Ç’do të thotë harresa në dashuri? Është amnezia vazhdimi i dashurisë me mjete të tjera apo harresa është i vetmi vendngujim, ku kujtesa nuk vdes? Duket sikur autori u përgjigjet mes vargjeve këtyre pyetjeve, por kur mbaron së lexuari librin kupton që kurrë nuk mund të ketë një përgjigje të saktë për këto. Sepse autori nuk synon të japë...
Vepra më e njohur e De Radës dhe një ndër më të rëndësishmet e rrymës romantik.