Johanna Helen Hoëard e njohur si Johanna Lindsey, lindi më 10 mars 1952 në Gjermani, ku ishte vendosur babai i saj, Edëin Dennis Hoëard, një ushtar në Ushtrinë Amerikane. I ati dëshironte që të qëndroi në Haëaii, por ai ndërroi jetë në vitin 1964 prandaj familja shkoi atje. Në vitin 1970, kur ishte ende në shkollë, Johanna u martua me Ralph Lindsey, ku pati tre fëmijë; Alfred, Joseph dhe Garret. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Johanna u zhvendos në Maine, Neë England, për të qëndruar pranë familjes së saj.
Johanna Lindsey shkroi librin e saj të parë, në 1977 ku pati një sukses të madh. Deri në vitin 2006, ajo pati shitur mbi 58 milionë kopje të librave të saj në të gjithë botën, dhe u përkthye në më shumë se 12 gjuhë të ndryshme. Johanna Lindsey është një nga autoret më të popullarizuara në botë në zhanrin e romancës historike.
Librat e Johanna-s përfshijnë epoka të ndryshme të historisë, që nga epoka e Mesjetës, "Perëndimi i Vjetër" amerikan dhe mbretërisë popullore të Angli-Skocisë. Ajo madje ka shkruar edhe disa romanca të natyrës fantastiko-shkencore. Deri më tani më të popullarizuara në mesin e librave të saj janë tregimet për Familjen Malory-Anderson, një sagë e Mbretërisë angleze. Johanna Lindsey vdiq në SHBA, më 27 tetor 2019, në moshën 67 vjeçare.
Vepra e saj ka ardhur në shqip përmes disa shtëpive botuese si Bota Shqiptare, Fan Noli, Uegen, etj.
Autorja më e shitur Nr. 1 sipas "New York Times", Johanna Lindsey, përzien pasionin dhe humorin në një roman të epokës së Regjencës, ku një fillestare katastrofike bëhet ylli i qytetit, me pak ndihmë nga një mik i Princit Regjent.
Autorja më e shitur nr. l sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey, na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait. Një duel mund të konsiderohet çështje nderi,...
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën nga autorja e romancave historike Johanna Lindsey
Romancat e Johanne Lindsey janë të preferuara edhe nga lexuesit shqiptarë, prandaj ne kemi vendosur për ti rekomanduar si pjesë të një seti: Janë dy librat më të fundit që janë sjellë në shqip dhe vijnë tek lexuesit që duan ta kenë të plotë në bibliotekën e tyre serinë e librave të kësaj autoreje.
Një roman për familjet Melori dhe Anderson. Një dëshirë e ethshme për hakmarrje shndërrohet në një pasion të papritur. Ta lemë, pra, legjendaren Johanna Lindsey t’ju pushtojë zemrën me romancën e saj të paharrueshme. "Ajo nuk të zhgënjen kurrë, duke shkruar histori dashurie që të çojnë në thelbin e asaj ç’mund të jetë dhe ç’duhet të jetë dashuria…...
Nje tjeter roman befasues nga Johanna Lindsey ne shqip: Nje perralle magjike, me nje princeshe te rrembyer, e cila do t’ju mbaje te mberthyer deri ne faqen e fundit....