Shkrimtari Koço Kosta u lind më 13 maj1941 në jug, në fshatin Suhë të Lunxhërisë. Ndërkohë që ndiqte studimet universitare për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, botoi shkrimet dhe librat e parë. Me librin "Unë dhe komiti" (1969), Koço Kosta merr Çmimin e Parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Më 1986 botoi, në revistën letrare “Nëntori”, novelën Ata të dy dhe të tjerë. Vepra u konsiderua “skandaloze” nga regjimi komunist dhe autorit iu hoq e drejta e botimit për një periudhë disavjeçare, duke e dërguar me punë të detyruar në kooperativën e Greshicës. Koço Kosta prej vitit 1990 jeton në Tiranë.
Në vitin 1995 i akordohet Çmimi i Parë, për veprën më të mirë, nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Koço Kosta është laureat i Çmimit të Republikës, gjithashtu, me Urdhrin “Naim Frashëri”, kurse nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë i ka dhënë mirënjohjen “Nderi i Akademisë” (2022).
Disa nga botimet e Koço Kostës janë:
Shënime përmes shiut (publicistikë). Botimet “Naim Frashëri”, 1968
Krismë midis gurgullimash (tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1969
Unë dhe komiti (tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1969
Bisedë në mesnatë (tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1971
Dademadhja (novela e tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1976
Buka e një stine me borë (roman). Botimet “Naim Frashëri”, 1979
Era e udhëve (novela e tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1981
Tregime te zgjedhura. Botimet “Naim Frashëri”, 1985
Ata të dy dhe të tjerë (novelë). Revista “Nëntori” nr. 5-6, 1986
Paradite me shi (novela e tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1991
Ata të dy dhe të tjerë (roman). Ribotime: “Enciklopedike”, 1994, 1986; “Gutenberg” (Greqi, 2005); “Naimi”, 2012
Nata e Sofie Kondilit (roman). Botimet “Dudaj” 2007, ribotim 2008
Absurdi (roman). Botimet “Dudaj” 2009.
Krismë midis gurgullimash (tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1969
Unë dhe komiti (tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1969
Bisedë në mesnatë (tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1971
Dademadhja (novela e tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1976
Buka e një stine me borë (roman). Botimet “Naim Frashëri”, 1979
Era e udhëve (novela e tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1981
Tregime te zgjedhura. Botimet “Naim Frashëri”, 1985
Ata të dy dhe të tjerë (novelë). Revista “Nëntori” nr. 5-6, 1986
Paradite me shi (novela e tregime). Botimet “Naim Frashëri”, 1991
Ata të dy dhe të tjerë (roman). Ribotim: “Enciklopedike” 1994, 1986; “Gutenberg” (Greqi), 2005; “Naimi” (2012)
Nata e Sofie Kondilit (roman). Botimet “Dudaj” 2007, ribotim 2008
Absurdi (roman). Botimet “Dudaj” 2009.
Është një histori që lexuesit e mundshëm shqiptar mund të gjejnë një pjesë shumë të mirë të vetvetes të asaj kohe . Është një nga ato romane që mendoj se i shërben një brezi tjetër që ka shume të rëndësishme të shikoj ose të përjetoj përmes artit atë lloj gjendje të njeriut në ato vite,, ku mendoja se njeriu ishte vec një ushatar i bindur dhe asgjë më...
Nata e Sofie Kondilit nuk është një roman dashurie, por një roman për dashurinë. Sofie Kondili është për një natë edhe Madamë Bovari, edhe Helena e Trojës, por edhe një grua që jeton diku në Tiranë, Romë, Berlin apo Nju Jork. Dhe fshati ku Koço Kosta vendos të ekzekutojë një natë sa një jetë është një fshat i përbotshëm, që mund të jetë gjithkund dhe...