"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura.
Libri "9 miqtë e mi" është hartuar sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor.
Një përmbledhje e veçantë përrallëzash të shkruara enkas për vogëlushët 4 vjeç. Rrëfenjat janë treguar me një stil plot ritëm dhe janë ilustruar me vizatime magjepsëse.
Një përmbledhje e veçantë përrallëzash të shkruara enkas për vogëlushët 3 vjeç. Rrëfenjat janë treguar me një stil plot ritëm dhe janë ilustruar me vizatime magjepsëse.
Libra të përkryer për fëmijët që pëlqejnë argëtimin dhe aventurën.
Një seri me rrëfenja tërheqëse plot me aventura dhe ilustrime të këndshme.
Një seri me rrëfenja tërheqëse plot me aventura dhe ilustrime të këndshme.
Kësulëkuqja,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë.
Piter pan,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë.
Një libër për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë se si kalon koha dhe ndryshimet e natyrës e të jetës së tyre përgjatë stinëve.
Në këtë libër të ilustruar, vogëlushët mësojnë mbi kafshët më të njohura në mjedisin e tyre natyror.
Ky libër u jep mundësinë fëmijëve që të ngjyrosin ilustrimet, të mësojnë, të shkruajnë dhe lexojnë.
Kjo është mini-biblioteka më e mirë për fëmijën tuaj, sepse në këtë set me tre libra gjenden plot 34 rrëfime të mrekullueshme në 586 faqet që do të përndezin fantazinë e vogëlushëve. Këtu janë autorët më të mirë klasikë: Anderseni, Vëllezërit Grim, Pero, Ezopi, Kolodi, Karol dhe Kipling. Këto libra i adresohen fëmijëve të moshës 3-6 vjeç.
Natyra dhe kafshët përbëjnë gjithmonë kuriozitet. I tillë vjen edhe ky botim enciklopedik për kafshët, i dedikuar për fëmijët e moshës 6-13 vjeç
Seria parashkollore "Kush jam unë?" është krijuar enkas për të dhënë njohuri përmes mësimit zbavitës të fjalëve të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Seria është klasifikuar në disa grupime si kafshët e buta dhe të fermës, kafshët e egra, profesionet dhe transporti.
Kjo enciklopedi nuk është dosido, por vjen si një botim i përshtatur me shije, i shoqëruar me imazhe të cilat e nxisin interaktivitetin dhe mendjen e fëmijës për të mësuar më shumë.
Libri "Triceratopsi - dinozauri më i fortë" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "fytyra me tre brirë". Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi Tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.
Ju fëmijë do ta pëlqeni shumë këtë doktor. Ai është aq i dashur me pacientët e tij të vegjël. Ndihmojeni doktorin duke përdorur stetoskopin magjik.
Kjo është një enciklopedi modern me një abletë inteligjente për fëmijët! Përmban njohuri interesante rreth kafshëve të fermës. Fëmijët mund ta heqin tabletën lehtësisht nga libri dhe mund të luajnë me të!
Ky libër i njeh fëmijët me pjesët e trupit dhe si funksionon organizmi ynë.
A do të shohësh se si luftonin dinozaurët me njëri-tjetrin? A do të shohësh gatopardin të vrapojë, karkalecin të hidhet dhe lakuriqin e natët së fluturojë? Atëherë ndiz skanerin e vogël dhe hap librin! Ky skaner i veçantë do të të ndihmojë të zbulosh sekretet e natyrës!
Djemtë dhe vajzat në këtë libër zbulojnë katër elementet bazë: ajrin, tokën, ujin dhe zjarrin.
Fillimi i vitit të ri shkollor është një etapë që mund të shqetësojë shumë fëmijë, vajza e djem, veçanërisht ata që shkojnë për herë të parë në shkollë.
Nëpërmjet fjalëve të thjeshta dhe ilustrimeve të bukura plot me ngjyra, ky libër synon ti mësojë fëmijëve të dallojnë sjelljet pozitive dhe negative e të zgjedhin çdo ditë në këtë dyshe sjelljeje, atë që është më paqësorja.
Personazhi kryesor është mësuar ti hedhë gjërat e tij sa andej-këtej.
Kjo seri me libra elektronikë përfshin një tematikë të gjerë për fëmijët e moshës 3-4 vjeç, ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth. Me një miush magjik që lëshon tinguj dhe dritë ndihmohet fëmija për përgjigjet e sakta. Nëse fëmija përgjigjet saktë do të ndizet drita e gjelbër dhe do të dëgjojë...