Ne kete set kemi perzgjedhur dy...
Bashkoju kujt ka gjetur tashmë frymëzim dhe udhërrëfim te mësimet e dr. Peterson-it. Zbulo në këtë libër me fuqi të pazakontë rregullat sa të thjeshta aq edhe të thella për të ftilluar vetveten, për të vënë shtëpinë në rregull dhe për të mbarësuar botën duke mbarësuar më së pari veten.
Ky libër, i përkthyer në tridhjetë gjuhë, shpalos për herë të parë zbulimet madhore mbi gjumin dhe ëndrrat.
Esencializmi është një disiplinë përmes së cilës mund të arrish rezultate maksimale me përpjekje minimale; është një mendësi; është një ide e përkryer për t’u aplikuar në realitetin e sotëm.
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne
Parabolë politike mbi tiraninë e pushtetit, por edhe një histori tejet njerëzore fatkeqësish, moskuptimesh, frike dhe injorance, Oborri i mallkuar është njëra prej veprave më të bukura të Andriçit, një rrëfim skajshmërisht prekës, i pasur me patos e tmerr, që di herë pas here të fshihet pas një ironie tejet njerëzore.
“Në çdo grua jeton një djall, që duhet vrarë ose duke e vënë në punë, ose duke e bërë të lindë, ose me të dyja këto mënyra”, mëson një thënie e moçme serbe. Por Anika është një djall shumë i fuqishëm, që nuk e lë veten kollaj të zbutet dhe sjell shkatërrim kudo përreth, duke ushtruar njëfarë magjie erotike. Ky subjekt, ku Andriçi ka shpalosur tërë fuqinë...
Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar përceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përmbush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizmin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit Nobel në letërsi
Një mesazh, që rrjedh përgjatë tërë librit, i sintetizuar me qartësi të pangatërrueshme në: “Paktin mes të Humburve”, i cili konfigurohet si një manifest programatik autentik; nga një lexim anarkiko-kristian i historisë lind nxitja për një solidaritet themelues të një bote të re, i vetmi, që do të lejojë kapërcimin e tmerreve dhe padrejtësive, mbijetesën...
Truri është një killer serial. Truri është një “mendje-mjeshtër”, është “më i miri”. Ai nuk ka nevojë t’i kryejë vetë krimet: i mjafton të manipulojë psikologjikisht disa individë e t’i dërgojë “në mision” - për të grabitur banka e për të masakruar pengjet, për shembull - e pastaj t’i heqë qafe.
Detektivja Lindsej Bokser po ecën me ngarendje përgjatë një rruge piktoreske të San Franciskos, kur një shpërthim eksplozivi trondit zonën. Shtëpia e një manjati interneti përfshihet në çast nga flakët dhe kur Lindsej futet brenda për të kërkuar të mbijetuarit, ndeshet me tre të vdekur. Ketu fillon edhe historia e investigimi te ketij romani, pjese e...
Roman i një shekulli shkëlqimi dhe mynxyre, ku ndeshim Gëbelsin, Gëringun dhe motrat Mitford, por dhe Tomas Manin, Karl Jungun e Romi Shnajderin. Me librin "Putzi", Thomas Snégaroff, autor i njohur, por edhe gazetar e historian, na paraqitet me romanin e tij historik.
Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Libri shoqërohet në shqip me një parathënie nga kritikja dhe shkrimtarja e njohur...
Ky libër është një enciklopedi mahnitëse, që ju fton të hyni në botën e kafshëve. Në çdo kapitull të tij do të gjeni e do të njiheni me grupet kryesore të kafshëve.
Zbuloni botën e gjallë në këtë libër interesant që flet për natyrën. Mësoni se si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë kuriozitete të tjera që do t’ju habitin.
Në 12 përrallat e këtij libri fëmijët do të hasin Gishton, Borëbardhën, Krelartën dhe tre arushët, zonjën Dëborë, Hirushen, Gishtëzën, Hansin dhe Gretën e të tjera personazhe të dashura e të paharrueshme, që bëhen edhe më të hijshme prej ilustrimeve mjeshtërore. Ndaj, para se t’i vini të vegjlit në gjumë, ose dhe thjesht e vetëm për t’u kënaqur, lexojuni...
Libri “Shëët, mos zgjojmë kafshët e pyllit” është pjesë e serisë “Shëët, mos zgjojmë…”.
Shëët, Mos Zgjojmë Kafshët e Fermës është një libër interaktiv për fëmijë me 11 kapakë që hapen, i cili i fton vogëlushët të zbulojnë jetën në fermë nëpërmjet lojës dhe eksplorimit. Duke ngritur kapakët, fëmijët zbulojnë kafshë të ndryshme dhe mësojnë fakte interesante, ndërsa zhvillojnë kureshtjen dhe aftësitë e tyre njohëse.
Zbulo plot 50 tinguj të fermës. Me skena artistike plot ngjyra, me kafshët e zhurmshme të fermës dhe një sërë butonash për t'u shtypur, ky është një libër mbresëlënës për të zbuluar ...
Gjysh Mekdonaldi kishte një Fermë është një libër interaktiv me tinguj i bazuar në këngën e njohur për fëmijë. Fëmijët mund të dëgjojnë melodinë, të këndojnë së bashku dhe të njohin kafshët e fermës përmes ilustrimeve të bukura dhe butonave zanorë.
Kafshët shtëpiake janë mbledhur të luajnë. Bashkohu me to për të kaluar një ditë të mbushur plot me zbavitje të zhurmshme. Me 8 tinguj të këndshëm, mund të dëgjosh qenushin
Gjatë mbretërimit të perandorisë së fundit, një shërbëtore martohet me një burrë të përulur. Së bashku ata nisin një udhëtim epik
Një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
Në Paris, Znj. Dudevant vdes. Po Zhorzh Sandi bëhet i njohur si një djalosh i fortë e plot jetë, për hir të Indianës, romanit të parë.
Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për ti shpëtuar persekutimit fetar, arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron,...
“Sekretari Intim” reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, “sekretarit intim”, mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe xhelozisë.
Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit” (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të letërsisë: Majkëll Hençardit. Ai shet gruan dhe vajzen ne nje gjendje te alkolizuar dhe pas ketij akti cnjerezor hapet nje port tjeter drejt pushtetit dhe...
Gazmore, argëtuese dhe herë-herë thellësisht prekëse, autobiografia UNË do t’ju çojë në një udhëtim intim me një legjendë të gjallë.