Shpjegimi i kërkesës dhe ofertës është dhënë në mënyrë të thjeshtë, nëpërmjet shembujve të përditshëm nga jeta e fëmijëve. Loja interaktive është shumë interesante ku fëmijët ndahen dhe veprojnë si blerës dhe shitës.
“Furnizimi mbaroi!” Gjithçka në botë e ka një kufi – të gjitha burimet mund të mbarojnë. Kjo quhet pamjaftueshmëri. Në këtë libër do të lexoni se si pamjaftueshmëria ndikon në çmim dhe në zgjedhjet tona. Në këtë libër do të lexoni se si pamjaftueshmëria ndikon në çmimet dhe në zgjedhjet tona.
Çfarë blini ju? Lodra? Çokollata, karamele? Po flokët a i prisni? Secili nga ne blen të mira materiale dhe shërbime. Ju mund të mësoni se çfarë blejnë njerëzit dhe ku i gjejnë paratë për të blerë sendet që u nevojiten, në librin “Të mirat materiale dhe shërbimet”.