Mehmet Kraja

Mehmet Kraja ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Gjatë viteve 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, "Bota e re", më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën "Rilindja", ku botoi tekste të shumta publicistike për çështje të ndryshme nga problematika kulturore dhe recensa e shkrime diskurzive për letërsinë. Në fund të viteve tetëdhjetë u inkuadrua në lëvizjet politike të kohës, duke u bërë njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Në atë kohë e pushoi angazhimin politik dhe iu përkushtuar letërsisë dhe publicistikës. Pas luftës së Kosovës ishte redaktor i kulturës në të përditshmen "Zëri", më pas redaktor i shtojcës për kulturë në gazetën "Koha ditore". Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (2005).


Me shkrime letrare filloi të merrej që kur ishte nxënës i gjimnazit në Ulqin. Tregimet e para i botoi në revistën letrare "Jeta e re", nën përkujdesjen e Esad Mekulit. Deri më tani ka botuar dymbëdhjetë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe pesë libra nga fusha e publicistikës.


* * *


VLERESIME


Në rrjedhën e dekonstruksionit të historisë, Kraja veçon dhe artikulon botën e individit, i cili as nuk e nxit dhe as nuk merr pjesë në drejtimin e rrjedhave, përkatësisht individin që është objekt i rrjedhave, i papeshë, anonim. Në kuadër të këtij mozaiku, detaji merr peshë të veçantë, sidomos detaji i zgjedhur, i vërejtur me origjinalitet, mprehtësi dhe inteligjencë, detaji që të përkujton narracionin neorealist. Tregimtari, me këtë rast, lëviz çlirshëm dhe me shkathtësi brenda hapësirës dhe kohës së paracaktuar (...). Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perpektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimi poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke krijuar tërësi harmonike.


Ali Aliu


Mehmet Kraja, në radhë të parë, është prozator i leteralitetit të dhuntishëm, atij të lindurit, genuin-it. Prandaj nuk është e rastit që, duke pasur vetëmjaftueshmërinë e zhvillimit, ka ardhur duke e pasuruar romanin shqiptar jo në statistikë, por atje ku sot është balli më cilësor i këtij zhanri.


Kraja është shkrimtar plot kërkime, vëzhgime inteligjente dhe qortime të hidhura përballë ndërgjegjes kombëtare. Eseist në letërsi. Analist në politikë. I flaktë në publicistikë. Ai është vërtet mizor dhe i pamëshirshëm nganjëherë. Por i pamëshirshëm sidomos ndaj vetes, sepse marazi kundër konformizmit dhe nervi i mospajtimit me padrejtësitë s'e lejojnë të përdorë për gojën shtupën e heshtjes.


Në pasurinë, lirinë dhe elegancën e përdorimit, Kraja është një nga kampionët e gjuhës letrare. Në të gjithë historinë e letrave tona, prej fillimit e deri më sot, haset rrallë ndonjë shkrimtar që ekspresionizmin e mjedisit dhe natyrës ta ketë në nivelin e këtij autori.


Zija Çela


Pjesa më e madhe e prozës së Krajës është një kthim në histori. Kthimi nuk ka synim pohimin po ironizimin. Kjo është një nga parimet e poetikës postmoderne. Postmodernistët u kthehen epokave të mëdha jo për të dokumentuar po për t'i ironizuar. Historia e Krajës nuk është histori e betejave apo e luftërave që fitohen, është histori e ndeshjes së ideve që ato luftëra kanë bartur. Historia është konstruksion ideologjik, përplasje civilizimesh, luftë e ashpër për dominim kulturor të perandorive apo të kanoneve religjioze andaj kthimi kah historia bëhet si ironi me qëllim relativizimi të tiranive totalitare të sistemeve grandioze që mbajnë frenat e së vërtetës historike si një pronësi të paprekshme. Autori shpesh ndërton histori duke kombinuar dijen me prekjen konkrete, atë që e zhvillon si pjesë e mbetur nga e kaluara me atë që e sheh sot me syrin empirik. Në udhëkryqet e perandorive, të doktrinave dhe në përplasjet e strategjive luftarake që kanë synim shtrirjet globale, prehen fatet e njerëzve, fatet e popujve të vegjël, rrafshohen kulturat e tyre dhe uniformohen diversitetet në emër të ideve të mëdha.


Basri Çapriqi


     

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 9 nga 9 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Veçori e ëndrrës shqiptare, është vizioni, janë idetë, është shpirti, perceptimi që kanë njerëzit për veten, për botën, për ëndrrat, janë disa nga shtresimet vizionare që krijojnë fizionominë e një periudhe, të një shekulli të veçantë. Pikërisht këtë shekull, shekullin e njëzetë shqiptar, rreket të na i rrëfejë personazhi i romanit “E zeza dhe e kuqja”

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Romani i fundit i M. Krajës, "Edhe të çmendurit fluturojnë", na thotë se që të gjithë njerëzit janë të palumtur. Më të këqijtë e njerëzve janë ata që e afishojnë palumturinë e tyre... Ata, së paku, e kanë si të shkruar në ballë kobin, fatkeqësinë. Të tjerët përreth tyre që ankohen për palumturi, të duken të veckël. Sadik Bejko

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    "Hoteli Arbëria", sjell portretin e çrregulluar shqiptar në kapërcyellin kohor nga diktatura gjysmëshekullore në demokraci dhe, raportin e lidhjet njëqindvjeçare Shqipëri – Kosovë. Në qendër të kësaj pjese të sagës do të jetë mësuesi Qazim Berisha, shqiptar i Kosovës, të cilit nga fundi i viteve pesëdhjetë, atij do t'i humbasë çdo gjurmë. Pas përmbysjes...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëmin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëmi letrar i kësaj epoke në prozën tonë. Qëndrimi autorial ndaj historisë vjen si dehistorizim, përkatësisht si deepizim e si...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    “Liria ime” nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit te keq që i përndjek në palumturinë e tyre.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Është një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët për një aq të gjatë e pritën lirinë.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Libri i shkruar si një rrëfenjë e çuditshme nis me zbritjen e Zuke Kalimanit në Tivar dhe me çeljen e shtëpisë së parë publike në qytet nga ana e saj. Ngritja e një shtëpie publike trazon qytetin e çuditshëm duke i shtuar më tepër çudi dhe çmenduri qytetit.Në vepër turfullojnë disa personazhe, jeta e të cilëve përshkohet nga mendimet e tyre të çuditshme,...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Pas 35 vjetësh, po risjell këtë roman në vëmendje të ndonjë lexuesi të mundshëm, ndoshta jo për të rikthyer në kujtesë një kohë që nuk na duhet më, por më shumë për të dëshmuar një përvojë shkrimi pak më ndryshe dhe për të mbajtur disi më të plotë tablonë e gjithë mozaikut të letërsisë sonë në një periudhë më të gjatë kohore, e cila tashmë qëndron në...

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 9 nga 9 libra