Shkrimtari estonez Meelis Friedenthal (ka lindur në vitin 1973) është studiues, filozof dhe shkrimtar, i pasionuar pas romanit historik. Në vitin 2013 ka fituar çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë
Shkrimtari estonez Meelis Friedenthal (ka lindur në vitin 1973) ka shkruar një tezë të doktoraturës në Universitetin Tartu mbi një traktat filozofiko-teologjik të shekullit të 13-të rreth shikimit dhe vizionit. Friedenthal ka punuar si pedagog në fakultetin e teologjisë dhe historisë dhe aktualisht punon si studiues në Bibliotekën Universitare të Tartu. Tema e tij aktuale e hulumtimit është historia intelektuale e shekullit të 17-të.
Friedenthal ka fituar një reputacion si një shkrimtar me romani i tij të parë “Mosha e Artë” i cili ka të bëjë me rolin e historisë në formësimin e identitetit tonë. Ai fitoi vendin e tretë në një konkurs në nivel kombëtar për romanin në vitin 2004.
Një vit më pas, historia e tij 'Nerissa' fitoi Çmimin për fiction shkencor në Estoni. Ai është gjithashtu anëtar i bordit të revisttës Alginonit, ku botohen tregime shkencore, lajme dhe artikuj.
Romani i tij i fundit “Bletët” përshkruan fundin e shekullit të 17 dhe është një vizion i zymtë për udhëtimin dhe takimet e një studenti që ka ardhur nga Leiden në Tartu.
Në vitin 2013, romani i tij ishte një nga fituesit e Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsi
Në këtë botim vijnë dy romane të yllit në ngjitje të letërsisë suedeze: Mbreti i shelgjeve është një roman thellësisht tërheqës, filozofik, ku ngjarjet zhvillohen në shekullin e XVII