Marente de Moor

Marente de Moor është gazetare dhe shkrimtare, autore e dy romaneve dhe e vlerësuar në vitin 2011 si shkrimtarja më e mirë e vitit në Holandë

Marente de Moor ka lindur në vitin 1972 dhe ka studiuar për gjuhët sllavistike. Ajo jeton në Rusi ku punon për median ruse dhe hollandeze. Shkrimet e saj rreth jetës së përditshme ruse plot absurditet janë përmbledhur dhe botuar si Tregimet Petersburgse në vitin 1999. Më pas ajo u kthye në Holandë ku punoi për disa vite në javoren HP/De Tijd. Në vitin 2007 publikoi romanin e parë The Transgressor ndërsa në vitin 2010 romanin “Virgjëresha holandeze”, i cili tashmë është përkthyer edhe në shqip. Me romanin e saj të dytë me titull Virgjëresha holandeze, u shpall fituese e Çmimit për Letërsinë AKO (2011) dhe më pas u nderua me Çmimin Europian për Letërsinë për vitin 2014. Deri tani ky roman është botuar në njëmbëdhjetë gjuhë.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Ky roman mistik në raportin e dashurisë së Janës me mikun e ngushtë të të atit, e vendos këtë roman në një raport përvojash kontradiktore dhe çoroditëse. Mjeshtria e rrëfimit, sidomos në këtë vepër, e çon autoren Marente de Moor në majat më të larta të letërsisë holandeze dhe në vitin 2014 mori çmimin europian për letërsinë. Kjo vepër është përkthyer në...

    800 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër