Ne set me libra per te mesuar femijet...
Nëse e ke vendosur për t’i dhuruar një libër mikut tënd, mos u shqetëso për më tej. Për këto mendon Bukinist.al, mjafton që ti të zgjidhës produktin tonë “Gift CARD”, shërbim i parë i këtij lloji në Shqipëri
Nëse e ke vendosur për t’i dhuruar një libër mikut tënd, mos u shqetëso për më tej. Për këto mendon Bukinist.al, mjafton që ti të zgjidhës produktin tonë “Gift CARD”, shërbim i parë i këtij lloji në Shqipëri
E gjithë krijimtaria e Camajt përmblidhet në dhjetë vëllime. Ato i paraqiten lexuesit jo në formë të njëtrajtshme për nga madhësia. Lexuesit i vijnë në ndihmë edhe parathëniet e studimet shoqëruese, të kryera mirëfilli nga vetë autori apo specialistë a njohës të profilizuar të veprës së tij. Vepra letrare e Martin Camajt i kumton lexuesit “variantën...
E gjithë vepra e At Gjergj Fishtës në një botim special për bibliotekën tuaj. Proza, poezia, poema epike, satira, drama dhe publicistika, në një kolanë luksi prej 10 vëllimesh, e përgatitur nga ekspertët dhe njohësit më të mirë të krijimtarisë së Fishtës
Nëse e ke vendosur për t’i dhuruar një libër mikut tënd, mos u shqetëso për më tej. Për këto mendon Bukinist.al, mjafton që ti të zgjidhës produktin tonë “Gift CARD”, shërbim i parë i këtij lloji në Shqipëri
Fotografia është art, por edhe pasion, ndjesi dhe histori. Ky album lidh më së miri qytetin dhe qytetarin në një moment të dhënë të tij. Lidh qytetin me të dashuruarit pas Tiranës. Natyra, historia dhe arkitektura shfaqen nëpërmjet fotove me cilësi të lartë dhe profesionalizëm. Ky libër është një dhuratë e shkëlqyer për ata që e duan kryeqytetin e...
Ky set është bërë për ata që e adhurojnë Harry Potter: Në serinë e botimeve të tij, Bukinist.al bën një ofertë ku për të gjithë ata që marrin 7 librat, përfitojnë falas botimin më të fundit “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”
Jetoje djalin tënd në çdo moshë. Ky botim shoqërohet me një audio CD e cila përmban 15 ninullat më të bukura shqiptare që mund t'ia vendosni të voglit tuaj.
Ky është një album që të magjeps me imazhe nga lart të mrekullive të rivierës shqiptare, i realizuar plot mjeshtri, guxim dhe fantazi nga reporteri i ajrit, Alket Islami
Harri për pak sa s'e lëshoi Topthin nga habia dhe emocioni. Hermiona kishte të drejtë. Gdhendur në sipërfaqen e lëmuar e të praruar, shiheshin katër fjalë të shkruara me një shkrim të imët dhe të pjerrët që Harri e njohu se ishte shkrimi i Urtimorit.Unë hapem kur mbyllem.Sapo i lexoi fjalët, kur ato u zhdukën përsëri."Unë hapem kur mbyllem... Ç'kuptim...
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej
Kjo është një dhuratë fantastike për një adoleshent, sepse dy librat flasin me gjuhën dhe me mendjen e tyre: Vetëm një mik i vërtetë mund të të mbrojë nga armiqtë e pamoralshëm. Ky është thelbi i asaj që del gjatë leximit dy vëllimeve të serisë me gjashtë libra të “Akademia e vampirëve” të cilat sapo janë përkthyer në shqip
Sherret, debatet dhe tonet e larta të komunikimit janë gjëra të zakonshme në një familje ku ka adoleshentë; Prandaj ky set me tre libra vjen edhe si një zgjidhje për të normalizuar marrëdhëniet dhe rikthyer lumturinë në shtëpi.....
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60...
Këto tre libra janë përzgjedhur sipas shijeve dhe vlerësimeve në platformat e leximit online si Goodreads, Bookliste, etj: Janë tre romane që janë ndër më të shiturit përgjatë tre viteve të fundit
Në këtë set kemi përzgjedhur romanet historike, dhe nënllojet e tyre; të shkruara nga tre shkrimtarë të suksesshëm: Julia Navarro, Paulo Coelho dhe Robert Wilton: Janë tre histori të jashtëzakonshme, të rrëfyera mjeshtërisht. Ata që e duan historinë do të çmenden pas këtij seti....
Janë tre romane që flasin për nuse, dashuri dhe pasione; të jashtëzakonshëm me historitë e tyre, të lexuara dhe vlerësuara edhe nga lexuesi shqiptar. Ata që ëndërrojnë një ditë të veshin fustane nusërie, ose kanë nostalgji për ato çaste, - këto janë udhëtime fantastike....
E gjithë krijimtaria e shkruar nga At Zef Pllumi vjen në një botim special, i përgatitur nga Botimet Françeskane me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të tij. Janë 8 vëllime, ku përfshihen tre vëllimet e “Rrno vetëm për me tregue” dhe pjesa tjetër e krijimtarisë, ku janë studimet, hulumtimet për krishtërimin në Shqipëri dhe së fundi, edhe ditaret...
Në të gjithë Amerikën dhe gjithë botën po flitet për triologjinë Milenium të novelave të Stieg Larsson, ku flitet për historinë e Lisbeth Salander, “një prej heroinave më origjinale dhe të paharrueshme të zhanrit thriller të kohëve të fundit. Kjo triologji do t’iu rrëmbejë kohën dhe do t’iu mbajë zgjuar derisa ta përfundoni. Bukinist e sjell tek ju me ofertë
Ky set përmban tre libra të botuar gjatë vitit 2017 në vendin tonë, autorët e të cilit janë të parapëlqyer nga lexuesi shqiptar: Ken Follet, i cili kryeson listat botërore të shitjeve për momentin, Elena Ferrante me vëllimin e tretë të sagës napoletane dhe veprën më të fundit të Haruki Murakamit që vjen në shqip. Nuk ka dhuratë më të bukur për një lexues...
Në këtë set keni tre libra të rrallë për zhvillimin tuaj personal; tre besetsellera botëror që do tiu vijnë në ndihmë për të qenë të suksesshëm në jetën dhe aktivitetin tuaj. Si të jesh origjinal, si të mendosh si gjeni dhe si të ndryshosh mënyrat e të menduarit për të arritur objektivat që i ke vendosur vetvetes.
“Ronja”, “Matilda” dhe “Olga prej letre” janë katër rrëfenja klasike tashmë që mund t’ua japësh për lexim fëmijëve tuaj, pa u menduar dy herë. Astrid Lindgren dhe Roald Dahl janë dy prej gjenive të letërsisë për fëmijë. Në këtë rrugë ecën edhe Elisabetta Gnone e cila ka sjellë një variant brilant të Lizës në botën e çudirave me librin më të fundit në...
Saimir Muzhaka, Antonio Babliku, Loer Kume dhe Sindi Dobi janë katër autorë të rinj që kanë nxjerrë veprat e tyre në prozë gjatë vitit 2017. Bukinist i rekomandon këto libra në një set për të njohur prirjet e reja të letrave shqipe të ditëve tona. Secili prej tyre e meriton ndalesën dhe kohën e lexuesit të mirë....
Viti 2017 do të mbahet mend për prurje të veçanta në prozën shqipe. Prandaj ne kemi përzgjedhur katër libra nga autorët tanë, për të gjithë ata që kërkojnë të lexojnë letërsi shqipe bashkëkohore.
Dashuria dhe poezia janë binjake të përjetshme të shpirtit njerëzor. Prandaj në këtë set rekomandojmë tre vëllime me poezi për dashurinë: Një përmbledhje me poezi ku Genci Muçollari ka përzgjedhur dhe përkthyer ajkën e poezisë botërore me bazament të fort shpirtëror, një vëllim me poezi dashurie nga Preç Zogaj dhe vëllimin më të fundit të Entela Tabakut,...
Endje brilante rrëfimesh misteri, plot ankth. Margaret Atwood, Salman Ruzhdi dhe Mary Cubica janë magjistarët e thrillerit. Nëse jeni i çmendur pas këtij zhanri, këto tre romane duhet të jenë me patjetër në bibliotekën tuaj.
Ky është seti i përshatshëm për dhuratë për miqtë tuaj në moshën e adoleshencës; Janë dy autorë të huaj, James Dashner dhe Soe Sugg që kanë fituar zemrat e miliona të rinjëve, dhe një libër i tretë është “Anabela” i Adela Çaushllarit, i cili ka qenë nga librat më të pëlqyer gjatë muajve të fundit
Ky set vjen për të pasionuarit pas romancave prandaj ne kemi përzgjedhur tre prej botimeve më të suksesshme në vitin 2017: Jojo Moyes, Cristina Caboni dhe Rachel Hauck. Këto romane do t’ua bëjnë jetën tuaj më të bukur dhe më me shumë pasione....
Viti 2017 e pasuroi letërsinë e ardhur në shqip me nobelistë të shquar. Prandaj edhe në këtë set librash kemi përzgjedhur katër prej emrave më të spikatur të letërsisë botërore: Gabriel Garcia Marquez, Mario Vargas Llosa, Faulkner dhe Grass. Këto libra janë magji në bibliotekën e çdo lexuesi.
Ky set përmban tre prej librave më të shitur të vitit 2017 në vendin tonë: Posta e Bukowskit, Spiunia e Paulo Coelhos dhe Jasemina e Jean Sasson. Janë tre romane që ta marrin kohën pa e kuptuar. Prandaj ne i rekomandojmë për dhuratë për miqtë tuaj më të mirë.
Ky set është për të gjithë ata që kanë lexuar kryeveprat e letërsisë botërore “Dashuria në kohërat e kolerës” ose “Njëqind vjet vetmi” që ka shkruar Marquez: Janë edhe tri perla të tjera magjike nga një prej shkrimtarëve më brilantë të shekullit të XX. “Dymbëdhjetë tregime pelegrine”, Kujtime kurvash të trishta” dhe “Gjenerali në labirintin e tij”, të...
PRINCIPATAT është një lojë për 2-3 persona e bazuar në përleshjen titanike të principatës së Arbërit, perandorisë Osmane dhe republikës së Venedikut. Loja përmban 36 letra që përshkruajnë personazhet kryesore të asaj periudhe. Lojtarët do zgjedhin letrat dhe do përdorin me kujdes veçoritë e tyre për të mbledhur pikë dhe për të triumfuar mbi kundërshtarin.