Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit.
Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit.
Edith Durham vjen me një ribotim në shqip të librit “20 vjet ngatërresa ballkanike”, ku pasqyrohet gjendja e këtij rajoni të trazuar dhe në luftë, në fillim të shekullit të XX
Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok. Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë. Ne veç për thjeshtësim, për lehtësi, themi - Afrika. Në fakt, përveç emërtimit gjeografik,...
Libri "Agimi" është një meditim mbi kompromisin, justifikimin dhe sakrificat që bën një njeri kur i merr jetën një tjetër njeriu. I pushtuar nga horrori i të kaluarës dhe dilemat shqetësuese të së tashmes, Elisha - një burrë i ri hebre, i mbijetuar i Holokaustit - lufton me fajin, fantazmat dhe Zotin, ndërsa pret orën kur duhet të kryejë ekzekutimin.
Aivenohi është një roman historik i Sir Wollter Scott, i botuar fillimisht në vitin 1820. Ky roman vlerësohet nga kritikët edhe për elementët e ndjeshëm të romantizmit. Historia është vendosur në vitin 1194, pas dështimit të Kryqëzatës së Tretë.
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Gejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty.Romani "Ana flokëkuqja" është një nga më të paharrueshmit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit në të gjithë letërsinë botërore.
Madhështia e kësaj vepre nuk ka nevojë për tekst dhe as përshkrim. Thjeshtë, Ana, të cilën duhet ta lexojë çdo njeri që frymon dhe mendon, si një prej etaloneve rrezatuese të artit të fjalës
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Nuk mund të mos biem dakord me një ide gjeniale të filozofit të shquar gjerman Haideger, i cili do të theksonte që ne të mos e trajtojmë historinë si një koleksion të thjeshtë antikitetesh.
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
“Armiku i popullit”, një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsen, u shkrua në vitin 1882 si kundërpërgjigje ndaj protestave publike kundër veprës së tij “Fantazma”, që në atë kohë u konsiderua si skandaloze. “Armiku i popullit” u adresohet tendencave irracionale të masës dhe natyrës korruptive të sistemit politik
Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresëlënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
Në këtë biografi kritike, mbështetur në literaturë të pasur, autori dëshmon se si britanikët e francezët, gjatë kontakteve diplomatike me Ali Pashën, u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën orientaliste.
Orhan Pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave. Akademia Suedeze për Çmimin Nobel
Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo.
Çajld Harold është një poema liriko-epike e Bajronit, e cila shënoi arratisjen e madhe romantike, falë mjeshtrisë së rrëfimit përmes ditarit nga autori, Xhorxh Bajroni. Kjo vepër është kthyer në modelin e gjithë letërsisë romantike europiane të shekullit të XIX
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut. Dhëmbi i Bardhë duket sikur njeh vetëm urrejtjen...
Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë Dialogët; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj.
Ditarët shqiptarë, është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si: si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Mit'hat...
Romanit "Doktor Zhivago" është ndërtuar mbi fatin e disa familjeve. Është një rrëfim epik mbi efektet e revolucionit rus mbi familjet borgjeze.
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një ndalesë e pashmangshme për këdo që komunikon me letërsinë. Ky vëllim vjen me një tjetër kuptim në gjuhën shqipe dhe për kohën kur është përkthyer. Servantesi është përkthyer nga Fan Noli
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një ndalesë e pashmangshme për këdo që komunikon me letërsinë. Vëllimi i dytë është përkthyer nga Petro Zheji
Ditar dhe poezi, me parathënie nga Ismail Kadare.
Romani E vetmja rrugë i Azis Nesinit, ashtu si dhe shumë libra të tjerë të tij, të jep një ngjashmëri me realitetin tonë. Libri në fjalë të duket sikur je brenda psikologjisë sonë dhe ajo që gjen shpesh në librat e tij, pavarësisht kohës kur është shkruar, të duket sikur ngjarjet janë të momentit në të cilin ti jeton dhe personazhet që ai përshkruan të...
Edhe pse shumë e zgjuar dhe me një kulturë të përgjithshme mjat të gjerë, që e ka fituar si autodidakte duke frekuentuar bibliotekat e qytetit, Rëneja ka vendosur të jetojë e fshehur pas petkut të konsierzhës së trashë dhe të pakultivuar.