Botim për studentë e pedagogë të të gjitha niveleve mbi përdorimet e elektronikës te automobilat modernë
Teksti "Hartografia" (Ushtrime, detyra dhe praktika mësimore) është hartuar në përshtatje me programin e degës së gjeografisë të Universitetit të Tiranës. Në piesën e parë trajtohen, shkurtimisht, disa çështje teorike themelore dhe jepen të zgjidhura mjaft ushtrime në lidhje me bazat e hartografisë dhe hartografinë topografike.
Teksti "Sistemet e informacionit gjeografik"(SIG) është hartuar në përshtatje me planin mësimor të degës së gjeografisë (Universiteti i Tiranës). Por, për nga mënyra e organizimit të përmbajtjes dhe e trajtimit teorik të problemeve, ky tekst mund t'u shërbejë edhe studentëve të degëve të tjera të universiteteve shqiptare, të cilët kanë interesa në fushën...
Ky libër ka vlera të shumëfishta ekonomike, politike dhe kulturore dhe iu adresohet studentëve të inxhinierisë, urbanistikës, arkitekturës, planifikimit, mjedisit, biznesit etj. Kapituj të veçantë për shkencat e ekonomisë, gjeografisë, ushtarake, politikës, si dhe për administratën qendrore dhe vendore. Mesdheu, ku bën pjesë edhe hapësira...
Ky botim i specializuar është hartuar nga puna në grup e anëtarëve të shoqërisë 47EK79 & Ilirida pks”, Ing. Kujtim Bektash Çela, ing. Eduart Çela, Ing. Blerim Kurti, Ing. Roland Çorapi, Ing. Klaidi Seferaj dhe Ing. Elona Mata. Falë përvojës dhe formimit profesional, ky tekst shërben si bazë në standardet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve në...
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. Botimi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në...
Ky vëllim përfshin tabela kronologjike për vitet 1725-1995, aparatin bibliografik më të gjerë që ekziston dhe treguesin e emrave, vendeve dhe imazheve aktuale, nga kubizmi te dekonstruktivizmi. Për pafundësinë e materialeve ilustruese, libri mund të titullohej Enciklopedia e arkitekturës moderne, dhe do të ishin midis Enciklopedive, vëllimi më i plotë dhe...
Hyrje në arkitekturë, vepër tashmë klasike - plotësisht e përditësuar në sistemin e vet ikonografik - mbetet një domosdoshmëri për këdo që dëshiron një njohje fillestare të arkitekturës së shkuar dhe të tashme. Kjo histori arkitekture është ndarë në mënyrën më tradicionale: fillon nga Greqia e Lashtë, përfshin antikitetin klasik dhe ngjarjet europiane...
"Ky libër flet për arkitekturën; për shqetёësimet, synimet dhe arritjet e njerëzve qё u morën me të dhe se si u prit puna e tyre. Kjo bëhet nëpërmjet historisë. Ai është një guidë leximi për arkitekturën e djeshme, me shikimin e kthyer kah e nesërmja."
Në periudhën që jemi shkundur dhe tronditur nga tërmetet, kuptuam se sa pak dimë dhe sa të pazotë jemi për tu mbrojtur në momente të tilla kritike. Por, libri i shkencëtarit Betim Muço, “Tërmetet, demonët e nëntokës” e përmbush këtë vakum, duke dhënë informacione tej mase të vlefshëm për këdo.