Joyce Carol Oates ka shkruar 56 romane, mbi 30 përmbledhje me tregime, tetë vëllime me poezi, drama, ese të panumërta dhe kritikë letrare
Joyce Carol Oates ka shkruar 56 romane, mbi 30 përmbledhje me tregime, tetë vëllime me poezi, drama, ese të panumërta dhe kritikë letrare. Është fituese e shumë çmimeve letrare, ndër to e çmimeve National Book Award (1969), PEN/ Malamud për “përsosmëri në prozën e shkurtër”, Prix Femina (2005), Commonwealth për “shërbim të shquar në letërsi” (2003), Chicago Tribune Lifetime Achievement Aëard (2006) etj. Oates-i është anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe të Letrave që prej vitit 1978. Romani Bija e varrmihësit (2007) është klasifikuar si bestseller në listën e NeëYork Times-it. Prej më shumë se njëzet e pesë vjetësh, Oates-i është një nga kandidatet më të diskutuara për çmimin Nobel në letërsi. Ajo ka shkruar edhe romane triller/mister, nën pseudonimet Rosamond Smith dhe Lauren Kelly.
Bija e varrmihësit është një roman për identitetin dhe sfidat me të cilat përballemi për të triumfuar në të shkuarën tonë dhe për të fituar pranimin e të tjerëve. Ngjarja e romanit është bazuar në jetën e gjyshes së saj. Oates-i shpjegon se vendosi të shkruante për familjen e saj vetëm pasi i vdiqën prindërit (në vitin 2000 dhe 2003), duke shtuar se...