Henry Marsh ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit para se të diplomohej në mjekësi te spitali Royal Free në Londër. Ai u bë anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në 1984 dhe u emërua këshilltar neurokirurg te spitali Atkinson Morley’s St George në Londër në 1987, ku vazhdon të punojë me kohë të plotë. Ai ka qenë tema e dy filmave dokumentarë të rëndësishëm, “Jeta e tyre në duart tuaja” , i cili fitoi Royal Television Society Gold Medal, dhe “The English Surgeon”, i cili paraqiti punën e tij në Ukrainë, dhe fitoi çmim Emmy. Ai u bë CBE Comander of British Empire. Henry Marsh si Bestseller i Mos bëj dëm solli në Shqipëri The New York Times që botoi në 2016 një reportazh, “The Terrible Beauty of Brain Surgery” mbi operacionet e kryera në Tiranë. Është i martuar me antropologen dhe shkrimtaren Kate Fox.
Neurokirurgu me famë botërore Henry Marsh, shprehet: Ky libër është historia e përpjekjeve të mia për të kuptuar disa prej këtyre pyetjeve, pa gjetur medoemos përgjigjet. Po ashtu, është edhe historia e tij si pacient
“Mos bëj dëm” është bestselleri i neurokirurgut britanik Henry Marsh, i sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Florian Dashi. Libri është një përmbledhje tregimesh mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit. Ky libër iu vjen në ndihmë pacientëve, por sidomos mjekëve, pasi shërben si një guidë e shkëlqyer në punën e tyre të përditshme
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas...