Lewis Carroll lindi në vitin 1832. Ai është poet, romancier dhe matematikant anglez. Lindi në vitin 1832. U nda nga jeta më 14 janar 1898. Lexuesi e njeh për librin “Liza në botën e çudirave”.
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
Një ndër risitë e këtij botimi është edhe pajisja e këtij libri me ilustrimet me ngjyra të Arthur Rackham të shtypura në letër kalku. Gjithashtu, ky botim është pajisur me një parathënie nga Dr. Natasha Poroçani Shuteriqi.
Libri i mirënjohur i Luis Karol përshkruan aventurat e mrekullueshme të Lizës, duke na futur në një botë magjike, ku asgjë nuk është e pamundur.
“Liza në botën e çudirave” është historia e një udhëtimi në atë botë dhe aventurat e jashtëzakonshme ku përfshihet Liza e vogël i çojnë lexuesit në një aventurë të mrekullueshme, ku mund të qeshin, zbaviten, takojnë personazhe të jashtëzakonshëm dhe prej ku nuk duan të kthehen më kurrë prapa.
Liza nis të ndjekë Lepurin e Bardhë që vrapon përpara saj, dhe bie brenda në njëzgavër. Është hyrja e një bote të jashtëzakonshme, ku ligjet e fizikës janëzëvendësuar me ato të fantazisë, gjithçka e përshkruar me ilustrimet e mahnitshmeqë japin gjithë magjinë e Botës së çudirave.
Në një paradite të zakonshme vere, Liza bie teposhtë një grope dhe sakaq fillon një aventurë e jashtëzakonshme.