Karl Gustav Jung u lind në 26 korrik të 1875 dhe u nda nga jeta me 6 qershor 1961. Mbetet themelues i psikologjisë analitike. Një nga psikologët më të shquar të shekullit të XX
Karl Gustav Jung u lind në 26 korrik të 1875, në një fshat të vogël zvicerian të Kesenvilit. I ati ishte Pol Jungu, famulltar i fshatit dhe nëna e tij Emilie Preiswerk Jung. Ai u rrit mes një familjeje të madhe dhe të edukuar, që përfshinte klerikë dhe disa eksentrikë.
Jungu më i madh i mësoi Karlit latinishten kur ishte 6 vjeç, duke i grishur një interes afatgjatë në gjuhë dhe letërsi – sidomos në atë antike. Përveç gjuhëve më moderne perëndimore, Jungu mund të lexonte disa gjuhë antike, përfshirë sankskritishten, gjuhën e librave të shenjtë indianë.
Karli ishte në adoleshent mjaft i vetmuar, që nuk e vriste mendjen dhe aq për shkollën dhe që e kishte inat kompeticionin. Ai shkoi në një shkollë në Basel, Zvicër, ku u kthye në një objekt ngacmimesh të xhelozisë së të tjerëve.
Edhe pse zgjedhja e parë e tij ishte arkeologjia, më pas, ai iu vu mjekësisë në Universitetin e Baselit. Ndërkohë që punonte me neurologun e famshëm Kraft-Ebing, ai u orientua nga psikiatria.
Pas diplomimit, zuri një pozicion në Spitalin Mendor Burghoeltzli në Zyrih nën mbikëqyrjen e Eugene Bleuler, një ekspert (dhe emërtues) i skizofrenisë. Në 1903, ai u martua me Ema Rauschenbachun. Në të njëjtën kohë që jepte mësim në Universitetin e Zyrihut dhe ushtronte praktikë private, shpiku asosacionin e fjalëve!
Si admirues i hershëm i Frojdit, më në fund arriti ta takonte në Vjenë në 1907. Thuhet se pasi u takuan, Frojdi anuloi të gjitha takimet e tij atë ditë dhe ata folën për plot 13 orë; i tillë ishte impakti i takimit të këtyre dy mendjeve të mahnitshme! Frojdi sigurisht filloi ta shihte Jungun si princin e kurorëzuar të psikoanalizës dhe pasuesin e tij.
Por, Jungu nuk i ishte dhënë krejtësisht teorisë së Frojdit. Marrëdhënia e tyre kishte filluar të ftohej në 1909, gjatë një udhëtimi në Amerikë. Ata po zbaviteshin duke analizuar ëndrrat e njëri-tjetrit, kur Frojdi duket se tregoi mjaft rezistencë ndaj përpjekjeve të Jungut për ta analizuar. Më së fundi, Frojdi tha se duhej të ndaleshin, pasi ai kishte frikë se do të humbiste autoritetin e tij! Jungu u ndje shumë i ofenduar.
Lufta e Parë Botërore ishte një periudhë e dhimbshme vetë-ekzaminimi për Jungun. Megjithatë ishte fillimi i një prej teorive më interesante të personalitetit që bota ka parë ndonjëherë.
Pas luftës, Jungu udhëtoi gjatë, duke vizituar fise tribu në Afrikë, Amerikë dhe Indi. Ai doli në pension në 1946 dhe filloi të largohet nga vëmendja publike pas vdekjes së të shoqes në 1955. Ai vdiq në 6 qershor 1961 në Zyrih.
Aspekte të Femërores ofron një gamë artikujsh dhe ekstraktesh nga shkrimet e Jungut mbi martesën, Erosin, nënën, vajzën dhe konceptin anima/animus, i cili është qendror në teorinë e tij të strukturës së personalitetit.
Karl Jung mendonte se përveç të pandërgjegjshmes individuale, që përbëhet nga mendimet dhe kujtimet e shtypura, ekziston gjithashtu edhe e pandërgjegjshmja kolektive, e cila është e përbashkët për të gjithë njerëzit.
Në këtë libër, doktor Jungu, i cili është autori i disa prej hipotezave më provokuese në psikologjinë moderne, përshkruan atë, që ai e quan një funksion të mirëfilltë fetar në mendjen e pavetëdijshme. Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë...