Laetitia Colombani ka lindur në Bordeaux në vitin 1976. Ka studiuar për kinematografi në École Louis-Lumière dhe ka drejtuar filmin e saj të parë në moshën njëzetepesëvjeçare. Gërsheti është romani i saj i parë, i cili u kthye menjëherë pas botimit në një sukses letrar. Ai është botuar në 27 vende të botës dhe për një kohë të gjatë ka mbetur në krye të klasifikimeve franceze, duke bërë për vete si publikun e gjerë ashtu edhe kritikën.Romani ka fituar çmimin prestigjioz Prix Relay 2017.