Periudha e sundimit turk në Ballkan ka të bëjë me faqe të historisë pak të studiuara. Për sa i përket Shqipërisë dhe Greqisë, në këtë drejtim është bërë shumë pak. Materialet e pasura që ka në arkivat e BRSS për historinë e Shqipërisë dhe të Greqisë pothuajse nuk janë studiuar.