Manuel Vilas (Barbastro, 1962) është poet dhe romancier. Librat e tij më të spikatur me poezi janë: “El ciflo” 2000, “Resurreccion” (2005, XV çmimi Jaime Gil de Biedma), “Calor” (2008; VI çmimi Fray Luis de Leon), “Gran Vilas” (2012; XXXIII çmimi Ciudad de Melilla) dhe “El hundimiento” (2015; çmimi Internacional de Poesía Generación del 27).
Shkruar në çaste të dhimbshme, por gjithmonë me emocion, ky libër është kronika intime e Spanjës së dekadave të fundit. Gjithashtu, është një rrëfim që na kujton se jemi qenie të pambrojtura, përpara nevojës për t’u ngritur dhe për të vazhduar përpara edhe pse duket e pamundur, edhe kur të gjitha nyjat që na lidhnin me të tjerët janë këputur ose i kemi...