Herbert George Wells

H. G. Wells, i njohur me emrin plotë Herbert George Wells, ka lindur më 21 shtator 1866 dhe është ndarë nga jeta më 13 gusht 1946 në Angli. Ai është romancier, gazetar, sociolog dhe historian i njohur për romanet e tij fantastiko-shkencore si Makina e kohës dhe Lufta e botëve dhe romaneve komike si “Tono-Bungay” dhe Historia e zotit Polly.


Wells është diplomuar në Universitetin e Londrës në vitin 1888 dhe u bë mësues i shkencës.


Libri i tij i parë ishte Teksti i biologjisë (1893). Dy vjet më vonë botoi romanin Makina e kohës i cili id ha një sukses të menjëhershëm. Ai nisi seri të tjera të romaneve shkencore, duke shfaqur talent dhe origjinalitet në mënyrën sesi rrëfente dhe përcillte idetë përmes fictionit. Më pas ai shkroi librat: Vizita e jashtëzakonshme (1895) Ishulli i Doktor Moreau (1896) Njeriu i padukshëm (1897) Lufta e botëve (1898) Njeriu i parë në Hënë (1901). Ai ka shkruar edhe disa vëllime me tregime, si: The Stolen Bacillus (1895), The Plattner Story (1897), “Tales of Space and Time” (1899). Për kohën ai vlerësohej si profeti i së ardhmes. Përmes librit “Lufta në ajër” (1908) ai parashikoi përdorimin ushtarak të avionëve. Përsa i përket imagjinatës, ai është konkurrues me fuqinë krijuese të Zhyl Vernit, por me libra të tillë si “Njeriu i parë në hënë” apo “Lufta e botëve”, të cilat i botoi më vonë, u bënë imazhet e marsianit që tejkaloi mitologjitë popullore.


Në një moment Wells vendosi të braktisë rrëfimin fantastiko-shkencor dhe ti kushtohet romaneve komike të dedikuara për shtresat e ulta dhe të mesme. Ai botoi disa libra: Dashuria dhe z. Leëisham” (1900) “Kipps: Historia e një shpirti të thjeshtë” (1905), “Historia e z. Polly” (1910). Në këto romane ai sjell jetën e thjeshtë, heronjtë ambiciozë, priftërinjt, menaxherët, mësuesit, etj. Në romanet e tij autori fokusohet tek problemet thelbësore të shoqërisë perëndimore, që u bënë shqetësimet e veprës së tij.


Më pas Wells iu drejtua edhe veprave të natyrës historike, si: The outline of history (1920, ribotim 1931), Shkenca e jetës (1931) dhe “Puna, mirëqenia dhe kënaqësia e njeriut” (1932). Në këtë kohë shkroi edhe romane si “Eksperiment në autobiografi” (1934) dhe skenare për filma si Strukturimi i gjërave që vijnë (1933).


Herbert George Wells mbetet ndër shkrimtarët më të spikatur të letërsisë angleze dhe botërore dhe një ndër mjeshtrat e letërsisë fantastiko-shkencore.  

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 6 nga 6 libra
  • Shikim i shpejtë
    450 Lekë Në stok

    Një shkencëtar anglez sajon një makinë për të udhëtuar në kohë. Ai udhëton në vitin 802,701 para Krishtit dhe zbulon dy specie: e vogla Eloi, dhe Morlock, një specie agresive e ngjashme me majmunin, që jetojnë nën tokë. Një shkencëtar anglez sajon një makinë për të udhëtuar në kohë. Ai udhëton në vitin 802,701 para Krishtit dhe zbulon dy specie: e vogla...

    450 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok
    I ri

    Gjithmonë i përfshirë në listën e 100 veprave më të rëndësishme në botë të të gjitha kohërave, "Makina e Kohës", është jo vetëm libri i parë me subjekt të nesërmen e largët të Tokës dhe jetesën e banorëve të saj, jo vetëm libri i parë klasik mister- shkencë, por vjen edhe për herë të parë në shqip si vepër e plotë.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok
    I ri

    Wellsi i përdori njohuritë e shkencës dhe gjeninë e tij imagjinuese për të krijuar ''fantazitë e tij shkencore''. Ai është kudo - dhe asgjëkund. Një fshat i qetë, një stuhi bore e furishme, një i huaj misterioz...... Së fundi, i takon një njeriu për ta zgjidhur këtë mister dhe t’i japë fund kësaj katrahure, për të zbuluar identitetin e Njeriut të...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Griffin, një i huaj, arrin në konakun lokal të një fshati anglez, tërësisht i mbështjellë me fasha. Si një person jo miqësor, ai mbyllet në dhomën e tij. I dëbuar nga fshatarët dhe duke iu drejtuar një shoku të vjetër për ndihmë, Griffin tregon se ai ka zbuluar se si ta bëjë veten të padukshëm dhe planifikon të përdorë gjendjen e tij për qëllime të pabesa.

    400 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra