Michael Lewis është gazetar dhe shkrimtar mjaft i njohur në ShBA. I diplomuar në Princeton University dhe London School of Economics, fillimisht ka punuar në tregun e bonove. Më pas vendosi t'i përkushtohej gazetarisë ekonomike
Michael Lewis është gazetar dhe shkrimtar mjaft i njohur në ShBA. I diplomuar në Princeton University dhe London School of Economics, fillimisht ka punuar në tregun e bonove. Më pas vendosi t'i përkushtohej gazetarisë ekonomike. Lewis ka punuar për The Spectator, New York Times Magazine, si kolumnist te Bloomberg, kontributor te The Neë Republic dhe lektor në University of California, Berkeley.
Ai ka punuar gjithashtu për Conde Nast Portofolio. Në Shkurt 2009 iu bashkua stafit të Vantity Fair, ku ka dhënë një kontribut të shquar si editor. Leëis është autori i librave best seller Liar's Poker, Moneyball, The Blind Side dhe The Big Short. Ai jeton në Berkeley, Kaliforni, me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij
Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq i prekur nga falimentimi i...