Lazër Shantoja

Lazër Shantoja u lind në Shkodër më 2 shtator 1892. Studimet e larta i kreu për Teologji në Insbruk dhe në vitin 1915 u shugurua meshtar. Shantoja ka qenë prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilertit dhe Leopardit, poet lirik, satirist dhe një ndër esperantistat e parë shqiptar. Fletoret e tij janë plot me krijime poetike në shqip, italisht, gjermanisht, esperanto.Arrestuar me ardhjen e regjimit komunist në Shqipëri, me 5 mars 1945 Dom Lazër Shantoja u pushkatua në rrethinat e Tiranës, mbas një gjyqi farsë. Në vitin 2016, është shpallur i lum nga Kisha Katolike, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Libri që prezantojmë sot titullohet “Tingujt shungullues të shpirtit”, – dhe është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, përgatitur nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike “Shejzat – Pleiades”.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër