Gilman BAKALLI (Shkodër, 1967 – Tiranë, 2016), opinionist, përkthyes dhe eseist, Prof. Asoc. Dr. në Shkencat Filologjike, është diplomuar në Universitetin Karl-Franzens, Graz (Austri)
Gilman BAKALLI (Shkodër, 1967 – Tiranë, 2016), opinionist, përkthyes dhe eseist, Prof. Asoc. Dr. në Shkencat Filologjike, është diplomuar në Universitetin Karl-Franzens, Graz (Austri). Ka punuar si lektor në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në UET (Universiteti Europian i Tiranës). Ka dhënë mësim për më shumë se 8 vjet në UET dhe është specializuar në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.
Ka përkthyer nga gjermanishtja: “Hyrje në teorinë e letërsisë”, T. Eagleton (Camaj-Pipa, Shkodër, 2005), “Ftesë për të filozofuar”, J. M. Bocheński (Shkodra University Press – Prishtina University Press, 2000), “E gjithë jeta është zgjidhje problemesh”, Karl R. Popper (Camaj-Pipa, Shkodër, 2002). Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4-vjeçar 2005 – 2009. Në vitin 2016, u emërua Administrator i DEKRA Group në Tiranë. “Alfabeti i tranzicionit” ka qenë libri i parë që u publikua nën përkujdesjen e UET-it, të cilin autori arriti ta përfundonte pak kohë përpara ndërprerjes së punës në mënyrë të papritur.
“Mendimi kritik i një qytetari” është një përmbledhje me publicistikën e zgjedhur të autorit, që botohet me rastin e dyvjetorit të ndarjes së autorit nga jeta.