Marianne Graf

Dr. Marianne Graf është një studiuese, aktiviste, filantrope dhe autore librash. Ka lindur në Austri. Që nga viti 1992 ia ka kushtuar jetën e saj zhvillimit të zonave veriore në Shqipëri dhe Kosovë sëbashkë me bashkëshortin e saj, Wilhelm Graf, me të cilin ka themeluar shoqatën e partneritetit, Shqipëri-Austri.


Aktivitetet kryesore të punës së saj ishin edukimi dhe përkujdesja shëndetësore, të drejtat e fëmijëve, krijimi i urave ndërlidhëse midis fshatrave, projektet për ndihmë grave, projektet për forcimin e paqes, përkrahja dhe mbrojtja e minoriteteve, forcimi i dialogut ndërkulturor dhe ndërreligjioz, ekologjia, forcimi i ndërmarrjeve të vogla etj. Aktualisht, fokusi kryesor është në ruajtjen e kulturës së vjetër të ndërtimit të banesave, mbrojtjen e ekosistemeve dhe zhvillimin e ekoturizmit.


Moto udhëheqëse është: të japim shpresë dhe ndihmë për të nxitur përgjegjësinë dhe ndihmën vetiake. Veprimtaria synon të jetë: Efikase- Konceptuale- E qëndrueshme- Afatgjatë- Mbrojtëse e Mjedisit.


Ka zhvilluar mbi 200 projekte, si ndërtimi i shkollave, ambulancave shëndetësore, kopshteve të fëmijëve, banesave sociale, qendrave të edukimit, urave etj. Në Shqipëri ka shpërndarë mbi 30 mijë paketa familjare, veshmbathje e ushqime, për familjet e varfra.


Në fund të viteve të 90-ta, dr.Graf merret me valën e refugjatëve nga Kosova. Nga maji i vitit 1998 deri në fundit të të njëjtit vit ka mbikëqyrë mbi 3500 refugjatë. Në mars të vitit 1999, numri i refugjatëve kishte arritur në 13000, ndërsa Graf ishte kujdesur për ta deri në kthimin e tyre në Kosovë. Para se trupat gjermane, në kuadër të KFOR-it, të zbarkonin në Kosovë në qershor 1999, ajo ishte vendosur në Drenicë, për t’u kujdesur për ndërtimin e shtëpive të djegura. Ishte pikërisht ajo, e cila udhëhoqi rindërtimin e 540 shtëpive të banimit, të shkatërruara gjatë luftës. Si humanitare e pakursyer, ka themeluar në Kosovë një Qendër për fëmijët e traumatizuar, një kopsht shumetnik të fëmijëve, një qendër rinore dhe ka dhënë ndihmë të pa pashoqe në aktivitete të tjera.


Për shkak të aktivitetit të saj humanitar, humanistja Graf, në vitin 1996, ka marrë çmimin “Urdhri Nëna Terezë”, ndërsa në vitin 2015 titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” - rendi më i lartë i shtetit shqiptar në Shqipëri.


Ka fituar dhe ka qenë kandidate edhe për dhjetëra çmime të tjera ndërkombëtare për çështje humanitare, ku në Kosovë ajo ka fituar çmimin e Madh për Paqe dhe Humanizëm. Këtë çmim e ka ndarë bashkë me Kryeadministratorin e parë të Kosovës, Bernard Kouchner dhe Komandantin e parë të forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR), Gjeneralin – Mike Jackson.


Në vitin 2005 ajo u nominua për Çmimin Nobel për Paqen nga një platformë prej 105 anëtarësh nga Shqipëria dhe Kosova (2 presidentë, kryeministra, parlamentarë, përfaqësues të të gjitha partive, të gjithë rektorët dhe intelektualët kryesorë)


Dr. Marianne Graf njihet edhe për vepra në fushën e publicistikës.


Permendim Shqiperia Veriore nga Petrela ne Jezercë, (Northen Albania from Petrela to Jezerca), Shqiperia Veri-Qendrore, Albanien - nördlich des Shkumbin: Ein Stück vergessenes Südeuropa.


Biodiversitet Shqipëria Veriore Qendrore (Zentral – Nordalbanien, Central Northern Albania) në një botim 3-gjuhësh shqip/anglisht/gjermanisht.


Divjake-Karavasta - Thesari natyror i klasit botëror të Shqipërise në një botim 3-gjuhësh shqip/anglisht/gjermanisht.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra