Ingeborg Bachmann (1926 -1973) konsiderohet një ndër poeteshat më të mëdha moderne, me mjaft ndikim në letërsinë e shkruar në gjermanisht
Ingeborg Bachmann (1926 -1973) konsiderohet një ndër poeteshat më të mëdha moderne, me mjaft ndikim në letërsinë e shkruar në gjermanisht. Pjesëtare e rëndësishme e rrethit legjendar letrar të njohur me emrin Grupi 47, nga ku dolën disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm gjermanë të periudhës së pas luftës si: Heinrich Böll apo Günter Grass, ajo u bë e famshme për poezinë por dhe për prozën e saj, duke ushtruar një ndikim të rëndësishëm në krijimtarinë e shkrimtarëve të tillë si: Max Frisch, Peter Handke, Christa Wolf dhe Günter Grass. Pas vdekjes së saj tragjike e të parakohëshme në Romë, në vitin 1973, Ingeborg Bachmann u kthye në një ndër ikonat e lëvizjes feministe. Ndër veprat e saj të tjera në prozë, mund të përmenden romani “Malina” si dhe përmbledhja me tregime “Viti i tridhjetë”.
Vjen për herë të parë në shqip Ingeborg Bachmann me përmbledhjen me novela. Ky është libri i fundit që Bachmann botoi në të gjallë. Ajo ishte perfaqesuese e spikatur e levizjes feministe ne Europe.