

Mirë t'i bëhet edhe erës që desh të matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që, jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t'i bëhet edhe asaj!
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe! Dhe kur ca grykës si ujku, dhelpra dhe luani kanë një uri prej bishe, kushedi ç’kurthe e ç’gracka sajojnë për të mbushur barkun!
Kush tepër lakmon, a thua më shunë gëzon? As që bëhet fjalë! Kush shumë lakmon, mbetet me gisht në gojë! Kjo i nodhi luanit të babëzitur, gomarit lakmitar dhe personazheve të tjera të fabulave të kësaj përmbledhje!
Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç janë personazhet e këtyre fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbathi prej kthetrave të ujkut... Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e ty!