Lili U. Gogu

Kushdo që e lexon të gjithë këtë krijimtari letrare të shkruar në këto 20 vite të fundit nga Lili Gogu, vëren se ka të bëjë me një korpus letrar që veçohet për romantizmin e theksuar të tij. Evokimi i ngjarjeve të së kaluarës është një tipar që të bie në sy menjëhrë sapo prezantohesh me të.


Po kështu shikon se autori është mjeshtër në skalitjen e personazheve të tij, të cilët dallojnë për emrat e veçantë të tyre. Heronjtë e librave të Lili Gogut janë njerëz të thjeshtë të cilët priren nga pozitivizmi.


E gjithë letërsia e shkruar prej tij përshkohet nga një lirizëm i thellë, ku mbizotëron ndjenja e të bukurës dhe optimizmi, gjë që e bën atë një letërsi jo vetëm të pëlqyshme nga fëmijët dhe të rinjtë por njëhkohësisht edhe shlodhëse dhe argëtuese.


Një vend të veçantë në të autori i ka rezervuar edhe figurës femërore, e cila përbën pothuajse gjysmën e personazheve të romane të tij. Kjo është edhe një arësye më tepër që e bën atë një letërsi të karakterit tejet emancipues.


Romani i parë i shkrimtarit Lili Gogu botohet në vitin 1995 nga Shtëpia Botuese Toena. I titulluar ''Tronditjet e para të zemrës'' ai kishte për redaktor një emër të njohur të letrave shqipe, shkrimtrain Nasi Lera. I pritur mirë nga kritika dhe lexuesi, libri, do ta bënte të njohur emrin e Lili Gogut në fushën e letërsisë për fëmijë.


Ndërkohë që një nga librat e fundit të këtij autori është edhe ''Fati i Xhyzepes'' botuar në shtypshkronjën Ymeraj Print, në Fier gjatë vitit 2013. Ndërsa në pjesë e krijimtarisë së Lili Gogut janë edhe përrallat për fëmijë ''Lotët e mama gazelës'' dhe ''Pylli i artë''.


Duhet theksuar se një pjesë të madhe të librave të autorit Lili Gogu i gjen sot në raftet e shumë bibliotekave, përfshirë Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, bibliotekat e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, bibliotekat e shumë shkollave ''9 vjeçare'' dhe të atyre personale.


Ndërkohë dy romanet e tij ''Arratisja'' dhe ''Vera e fundit e fëmijërisë'' kanë edhe një gjeografi të veçantë shpërndarjeje. Ato i gjen edhe në biblioteka të huaja, siç është rasti i Bibliotekës së Qytetit të Stokholmit në Suedi (Stockholms Stadsbibliotek). Në faqen elektronike të saj lexon se librat ndodhen në fondin e saj që nga viti 1996 dhe mbajnë përshkrimin ''av lili gogu (bok) albanska, for barn och ungo'' (Autori Lili Gogu, libër në gjuhën shqipe për fëmijë dhe të rinj).


Por përveç letërsisë për fëmijë edhe në fushën e botimeve mjeksore, Lili Gogu, nuk ka mbetur i papërfaqësuar. Ai është autor i librit ''Infeksionet salmoneloze'', një studim shkencor prej 120 faqesh, i cili në bibliografinë e tij numëron emrat e 136 autorë të ndryshëm. Redaktor shkencor i tij është Prof. dr. Minella Papajorgji i cili ka bërë edhe parathënien, në të cilin shpjegohet edhe brendia e librit.  ''Infeksionet salmoneloze'' i botuar në Tiranë në vitin 2003 nga Toena, është një libër që i kushtohet infeksioneve salmoneloze tek fëmijët dhe të rriturit, të cilat shkaktojnë një numër të madh helmimesh ushqimore sidomos gjatë stinës së verës. Këto infeksione kurohen me shumë vështirësi por që përhapen në formë epidemike në institucionet spitalore dhe repartet pediatrike, thekson për ne mjeku Lili Gogu.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 7 nga 7 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Libri përshkruan një histori nga Lufta e Dytë Botërore në qytetin e Beratit. Në libër bëhet fjalë për një ushtar italian i cili kthehet nga lufta italo-greke në gjendje të mjeruar, strehohet nga një familje beratase në lagjen e mirënjohur të Goricës.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky libër do të thellojë më tej njohuritë e personelit  mjekësor për njohjen në mënyrë shkencore të luftimit dhe prevenimit të sëmundjeve salmoneloze.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    200 Lekë Nuk është në stok

    Libri përrallë për fëmijë përshkruan këndshëm historinë e nëna Rosës, rikat e saj dhe rikën e bardhë.

    200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    350 Lekë Në stok

    Libri përshkruan jetën dhe përpjekjet e nxënësve  të një shkolle në kryeqytet për të qenë sa më të rregullt jo vetëm në mësime por edhe në aktivitetet jashtë shkollore.  

    350 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    350 Lekë Nuk është në stok

    Është një roman për fëmijë që tregon për jetën shkollore, për  miqësit, mësimet dhe argëtimet e nxënësve si edhe jetën jashtë shkollore.

    350 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    Ky roman përshkruan jetën e një fëmije në vitet e para të çlirimit të vendit. Vani, kështu e quajnë djaloshin e vogël të mbetur jetim i cili përballon një sërë vështirësish që në vitet e para të jetës. Ai jeton me dhimbjen e çasteve kur i vdes e ëma e cila e donte me shpirt dhe kujdesej shumë për të. 

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë roman përshkruhen me shumë dashuri por edhe me dhimbje tër aventurat e moshës fëminore të asaj moshe të artë, të bukur e të pashlyeshme nga kujtesa e njeriut. Për fëmijërinë kanë shkruar  shumë shkrimtar dhe e kanë cilësuar atë si pjesa më e artë e jetës së njeriut.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 7 nga 7 libra