Jason Matthews është një oficer në pension i Drejtorisë Operative të CIA-s, që tanimë ndihmon në Shërbimin Klandestin Kombëtar. Gjatë karrierës së tij tridhjetekatërvjeçare, ai shërbeu në shumë vende të huaja dhe u angazhua në mbledhjen e informacioneve sekrete të sigurisë kombëtare. Ka qenë i specializuar për operacionet në zonat e ndaluara dhe ka kryer operacione rekrutimi në vendet ish-sovjetike të Europës Lindore, në Azinë Lindore, në Lindjen e Mesme dhe në Karaibe. Si shef i disa Stacioneve të CIA-s, ka drejtuar aksione sekrete kundër programeve për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë të disa shteteve dashakeqe. Po ashtu, ka bashkëpunuar me partnerë ndërlidhës në operacione kundër terrorizmit. Ai jeton në Kaliforninë e Jugut.