Lauren Groff lindi në vitin 1978 në Kuperstoun, Nju-Jork. Ajo jeton në Florida dhe ka dy fëmijë. Është autore e romaneve Krijesat e tmerrshme të Temptonit (shumë i vlerësuar nga Stephen King) dhe Arkadia. Ndërsa ky roman, Fate dhe shtrëngata, ishte finalist i National Book Award 2015, i renditur nga Amazon, Washington Post, Kirkus dhe Library Journal si një nga librat më të mirë për vitin 2015. Po ashtu, ky libër është cilësuar si më i bukuri i vitit nga Barack Obama.
Me një stil të shkruari tejet të thellë dhe të shkëlqyer, Lauren Groff ka arritur t’i japë mjeshtëri rrëfimtare asaj që mund të lexohet si një pjesë teatrore, si një tragjedi e vënë në jetë nga dy personazheve të shkëlqyer; sepse çdo histori ka dy anë, ndërsa çelësi i një martese nuk është e vërteta, por sekreti.