Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenale. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.
Një burrë dhe një grua, Isaku dhe Ingeri, takohen në shkorretet e shkreta të Norvegjisë. Burri punon pa u lodhur. Rreth tij, vrasja e fëmijëve, mashtrimi, xhelozia, lakmia, progresi janë tundime ku bien me radhë gruaja dhe fëmijët e tij, të afërmit dhe armiqtë e tij. Isaku, i lidhur me tokën e tij, ka vetëm një qëllim: të hapi toka djerr. Është pikërisht...
"Kështjella e bardhë është një triumf i imagjinatës, libër i një nënteksti të fuqishëm, një rrëfim plot laryshi dhe intrigë njerëzore, vazhdim i idesë unikale të Orhan Pamukut mbi ekuiliibrin e brishtë të botës mes Lindjes dhe Perëndimit.
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".
Olga Tokarczik është fituese e Çmimit International Man Booker Prize për vitin 2018 dhe vjen për herë të parë në shqip me përmbledhjen me tregime " Sonate per shume tambure"
"Arkipelagu Gulag" është kryevepra e Solzhenicinit. Një paraqitje shumëplanëshe e kampeve, burgjeve, qendrave transit dhe e policisë së fshehtë; e informatorëve, spiunëve dhe e hetuesve, por gjithashtu edhe e heroizmit; një botë antistaliniste në zemrën e Bashkimit Sovjetik, ku çelësi për të mbijetuar nuk gjendet te shpresa, por te dëshpërimi.
“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.
Ky roman mbetet një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore: fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit International Man Booker Prize, 2018.
“Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër.
Për kë bie këmbana nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amaerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.
"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm." The Paris Review
Personazhi kryesor, një studente e komunitetit shvab gjatë regjimit të Çausheskut në Rumani, tronditet nga vetëvrasja e Lolës, njërës prej shoqeve të saj të dhomës. Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së...
Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit.
Një tjetër roman i nobelistes Svetllana Aleksieviç vjen në shqip. Kësaj radhe në qendër është “homo sovjeticus” njeriu i shndërruar gjatë sistemit komunist, i cili në kapërcyellin e ndryshimeve ishte qenia boshe, pa orientim, pa kauzë dhe pa vizion për të ardhmen.....
“Dritë e gushtit” është roman që vlerësohet mes kryeveprave të tij. Ky roman futet thellë në çështje thelbësore lidhur me racën, fenë, seksualizmin, rolin e kujtesës tek vetëdija dhe të shkuarën njerëzore duke shfaqur ngurtësinë morale të një bashkësie të tërë.
Kjo përmbledhje e përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze nga Rabin-dranath Tagore fitoi Çmimin Nobel në vitin 1913, si një nga përmbledhjet më domethënëse me poezi të shkruara në histori, me arsyetimin e Komitetit të Çmimit Nobel si vijon: Për shkak të vargut të tj thellësisht të ndjeshëm, të freskët e të bukur, me të cilin me një afinitet të përsosur, ai...
Romani, pjesë e një vepre madhore të cilës autori i kushtoi tërë jetën, në thelb ka një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje, për të jetuar e dashuruar.
Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, nëse çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë? Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit. Sizifi është heroi absurd. Ai është i tillë si për pasionet edhe për vuajtjet. Përçmimi për perënditë, urrejtja...
“Flokëkuqja” është vepra më e fundit në shqip e nobelistit turk, Orhan Pamuk, të cilën e ka përkthyer Spartak Kadiu në gjuhën origjinale. Një tjetër majë e mjeshtrit të letrave, fama dhe numri i lexuesve rritet çdo ditë.
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
Marquez është po aq mjeshtror sa në prozën e gjatë edhe në gjininë e reportazhit, pasi kryeromancieri i shek. XX I kushtoi jetën gazetarisë. Ndonëse me vonesë, ky është rast brilliant për të njohur një tjetër majë të Marquez, e aq më tepër reportazhet që ai ka shkruar për Lindjen komuniste, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria. “Unë nuk doja të njihja...
“Pesë qoshet” nuk është vetëm një toponim i një zone të Limës, por edhe metafora e përplasjes së madhe që solli me vete sundimi i kaosit dhe krimit në pushtet. Lëvrues edhe më herët i këtij zhanri të kohës, i cilësuar si rrëfim i moralitetit politik, Llosa, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2010, sjell një histori të ethtë politike dhe erotike të...
... romani “Perëndia e mizave” u publikua ne vitin 1954 nga Faber & Faber. Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas S. Eliot, që në atë kohë ishte në krye të shtëpisë botuese angleze. Ky libër u botua në Shtetet e Bashkuara një vit më vonë
Romani “I huaji” i nobelistit francez Alber Kamy përkthehet sërish në gjuhën shqipe: Kësaj radhe është përkthyesja Rajmonda Vuçini e cila ka shqipëruar një nga romanet më të rëndësishme të shekullit të XX dhe një nga librat që ndikoi në zhvillimin e ekzistencializmit
Ky roman konsiderohet kryevepra e viteve të fundit të krijimtarisë së shkrimtarit John Steinbeck. Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe...
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
Ky është një libër për dashurinë dhe pleqërinë. Do ta keni të vështirë të gjeni një xhevahir të tillë në bibliotekën tuaj
"Më e ëmbla ëndërr" është anatomia e jetës së grave në periudhën e pasluftës, një përshkrim që vjen i gjallë dhe në mënyrë të paharrueshme përmes konflikteve e betejave të trajtuara deri në hollësi mes personazheve.
Poezia ... është ftesë për të shpresuar. Ky është koncepti kyç i nobelistit italian Montales, vepra poetike e të cilit na vjen në shqip me një përkthim dinjitoz nga Mimoza Hysa.
Një emër i madh jo vetëm në muzikë, por edhe me fjalën e gdedhur. Që në vitet 50 fillojë të shkruajë poezi, por viti 2004 do të shënonte nominimin e parë për çmimin Nobel. Është përfolur shumë, por plaku me shpirt dhe botë të madhe e rrëmbeu Nobelin në të gjallë të tij. Përfaqësuesi i gjeneratës së madhe rikthehet fort në modën e tanishme për botën e...
Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Libri shoqërohet në shqip me një parathënie nga kritikja dhe shkrimtarja e njohur...