Meri Shelli

Meri Shelli ka lindur më 30 gusht 1797. Ajo ishte bija e filozofit Uilljam Goduin, gruaja e poetit romantik Persi Shelli. Në moshën 17-vjeçare, largohet nga vatra familjare me atë që do të bëhej më pas burri i saj, Persi Bissh Shelli.


Me anë të penës inteligjente, Meri Shelli trajton tema të rëndësishme dhe gjithnjë bashkëkohore në romanin e saj, si për shembull çfarë është e Mira dhe çfarë është e Keqja, luftën midis jetës dhe vdekjes ose mëdyshjet në lidhje me kufijtë e njohurive njerëzore dhe të gjitha problemtikat që lidhen me to.


Jeta e Meri Shellit ishte e mbushur me plot ngjarje të dhimbshme dhe vdekje, duke filluar që prej lindjes. Në fakt, nëna i vdiq gjatë lindjes, duke e lënë jetime. Përkundrazi, 1816-ta ishte një vit veçanërisht domethënës dhe në të njëjtën kohë i dhimbshëm për jetën e saj. Përveç faktit që kishte pasur frymëzimin për “Frankenshtajnin”, atë vit Meri humbi fëmijën e saj dhe gruaja e Persit kreu vetëvrasje.


“Frankenshtajn” nuk është vetëm një libër i frikshëm, por është gjithashtu një pikënisje interesante për të reflektuar për të gjitha këto tema. Frankenshtajni lindi nga një grua gjeniale, që kishte kuptuar lidhjen komplekse nënë-fëmijë. Krijoi mitin e pavdekshëm gotik të një teme të vështirë: anët e errëta të amësisë.


Edhe pse kinematografia e portretizon krijesën Frankenshtajn si negative, për faktin se mendja e tij i përkiste një krimineli, në libër nuk është aspak i tillë. Në fakt, krijesa kërkon dashuri dhe mirëkuptim, por gjithnjë largohet dhe përndiqet nga njerëzit, për pamjen dhe natyrën e tij. Prandaj, ai bëhet mizor dhe priret të përngjajë si një përbindësh.


Meri Shelli u nda nga jeta më 1 shkurt 1851, duke lënë në vepër letrare gur themeli për letërsinë moderne europiane.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    620 Lekë Në stok

    Kryevepra e Meri Shellit, një roman i shkruar në stilin gotik, fama e të cilit ka pushtuar botën. Frankenshtajni është një student i ri dhe idealist, që pasi arriti të zbulonte të fshehtën e jetës, krijoi një qenie të gjallë sikurse vetja. Po, fatkeqësisht, qenia e krijuar del jashtë kontrolli dhe kthehet në përbindësh.

    620 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Tmerr. Romancë. Shkenca. Një përrallë klasike që nuk duhet humbur kurrësesi. Frankenstein duhet të jetë një lexim i domosdoshëm për çdo adhurues të letërsisë klasike, fantashkencës dhe të thrillerit. Ky roman klasik na tregon historinë e pasojave shkatërruese për ata që ndjekin pushtetin dhe lavdinë.

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    620 Lekë Në stok

    Përbindëshi Frankenshtajn, një nga librat më të famshëm në histori vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël.

    620 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    300 Lekë Në stok

    Rrëfenja “Syri i keq” e Mary Shelley-t është e pazakontë në korpusin e veprës së saj për mjedisin shqiptar ku ndodhin ngjarjet. Ajo ka si epigraf vargjet e “Shtegtimet” e “Çajd Haroldit” të Lord Bajronit dhe ka si personazh kryesor shqiptarin, Dhimitrin, i cili, ashtu si malësorët shqiptarë që përshkruan Bajroni, është një “malësor i egër me fustanellë,...

    300 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra